• Latest
  • Trending
  • All

Analiza e VOA: Në 10 vite, mbi 2 mijë fëmijë shqiptarë të pashoqëruar kanë kërkuar azil

10/06/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analiza e VOA: Në 10 vite, mbi 2 mijë fëmijë shqiptarë të pashoqëruar kanë kërkuar azil

10/06/2023
in Aktualitet

Në Shqipëri fenomeni i fëmijëve të pashoqëruar azilkërkues në vendet e BE-së, vijon të mbetet shqetësim për autoritetet dhe studiuesit e zhvillimeve shoqërore. Sipas të dhënave të Eurostat në 10 vitet e fundit, 2120 fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në vendet e BE.
Kjo e bën Shqipërinë vendin e vetëm europian, sipas ekspertëve, me një numër kaq të lartë të fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga prindërit. Arsyet e largimit nga vendi lidhen kryesisht me mungesën e perspektivës për të ardhmen. Autoritetet njoftojnë përmirësim të politikave sociale dhe ndërgjegjësuese me familjet me qëllim parandalimin e këtij fenomeni, që i ekspozon fëmijët përballë rreziqeve si përdorimi i tyre nga grupe kriminale apo trafikimi.

Shqipëria vijon të përballet me një prej fenomeneve më shqetësuese të viteve të tranzicionit, atë të emigracionit. Studiuesit veçojnë në të, elementin e azilkërkuesve në vendet e BE, që sipas tyre meriton vëmendje.

Që prej vitit 2012 sipas të dhënave të Eurostat, në vendet e BE, kanë kërkuar azil mbi 230 mijë shtetas shqiptarë, mes tyre 66 mijë e 800 fëmijë, ose rreth 28.5%, pjesa më e madhe nën 14 vjeç. Këto shifra në lidhje me fëmijët emigrantë e vendosin Shqipërinë në vendin e pestë, menjëherë pas vendeve që kanë njohur luftëra e konflikte si Afganistani, Siria apo Iraku.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Sipas të dhënave kjo prirje vazhdoi edhe në vitin 2022. 11 600 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së, 34% e tyre fëmijë. Por për studiuesit fytyra më e trishtuar e këtij e emigracioni është ajo e fëmijëve të pashoqëruar. Sipas Eurostat 2 120 fëmijë të pashoqëruar nga Shqipëria kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, për periudhën 2012-2022. Kjo sipas studiuesve e bën Shqipërinë vendin e vetëm europian me një numër kaq të lartë të fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga familja.

Zëri i Amerikës bisedoi me një të ri shqiptar në Francë që kërkoi të mbetej anonim. Ai u largua në moshën 16 vjeçare nga Shqipëria për të kërkuar azil, i pashoqëruar nga prindërit. Arriti ta fitojë atë, ndërsa tregon arsyet pse ndërmori këtë rrugë plot rreziqe.

“Bëra shkollën 9 vjeçare dhe nuk kisha mundësi për shkollën e mesme. Edhe po ta vazhdoja, do merrja një diplomë, gjendje pune Shqipëria nuk ka. Shikoja shokët e mi, kishin vazhduar shkollën e lartë, kishin diplomë por nuk kishin punë. Thjesht e kuptova dhe u nisa këtej. U largova nga Shqipëria, të kisha një të ardhme për veten time dhe të ndihmoja familjen”– tha për Zërin e Amerikës një i ri në Francë që nuk dëshironte të identifikohej.

Ky i ri arriti ta fitojë azilin në Francë, dhe sot në moshën 20 vjeçare punon me një kontratë të rregullt në sektorin e ndërtimit, por ai dhe mjaft të tjerë, kanë përshkuar një rrugë të vështirë. Mbi ta ka rënduar një peshë që e tejkalon moshën e tyre dhe jo të gjithë ja kanë dalë. Ata mbërrijnë në vende të BE, të pashoqëruar nga prindërit, por në shumicën e rasteve, të nxitur nga ata dhe me miratimin e tyre. Deklarohen në strukturat e vendit pritës si minorenë dhe merren në mbrojtje si të tillë. Kjo rrugë përdoret prej tyre me qëllim përfitimin e dokumentave të qëndrimit në këto vende më me lehtësi se një azilkërkues i rritur.

Elda Spaho Bleta, gazetare dhe eksperte komunikimi, e angazhuar vullnetarisht në qendra ku strehohen të mitur të pashoqëruar në Francë, vendi i tretë destinacion në BE, për azilkërkuesit, thotë për Zërin e Amerikës, se fëmijët kanë të njëjtat arsye si të rriturit, kur kërkojnë azil, kryesisht për një të ardhme më të mirë. Por rruga e tyre, siç shprehet ajo është shpeshherë mjaft e rrezikshme.

“Sipas një studimi të Asamblesë Kombëtare të deputetëve në Francë, 10% e fëmijëve të pashqoëruar në Francë, bien pre e sistemit kriminal. Nuk ka të dhëna për fëmijët shqiptarë. Ka patur raste që kanë filluar këto krimet e vogla, vjedhje në dyqane, sherre mes tyre. Ata nuk e kuptojnë se sa e rëndë është për ta. Kjo rëndon dosjen e tyre dhe bëhët pengesë për integrimin e tyre”– u shpreh për Zërin e Amerikës Elda Spaho Bleta, gazetare.

Njohës të zhvillimeve shoqërore në Shqipëri konstatojnë se fenomeni i fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar e ka burimin te gjendja ekonomike dhe sociale e familjes, varfëria, divorci apo konfliktet e ndryshme. Gëzim Tushi, sociolog ngarkon me përgjegjësi strukturat shtetërore, që siç thotë ai duhet ta parandalojnë këtë fenomen.

“Shteti nuk është pa përgjegjësi në shfaqjen e këtij fenomeni. Politikat për mbështetjen e familjes janë të domosdoshme. Duhet të jemi të vërtetë, jo të gjithë prindërit që i kanë lëshuar fëmijët të pashoqëruar në emigracion janë familje antifëmijë. Kanë situata të caktuara, kanë probleme ekonomike, nuk e mbajnë dot familjen. Një pjesë e tyre mund të jenë të paaftë për punë. Të ardhurat e tyre janë të kufizuara, prandaj duhen kombinuar politikat e autoritetit social me politikat e mbështetjes sociale dhe ekonomike për familjen”– u shpreh për Zërin e Amerikës Gëzim Tushi, studiues, sociolog.

Agjensia shtetërore për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, thotë se në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore, po punon me familje dhe prindër në komunitet, për ndërgjegjësimin e tyre, mbi rrezikun që i kanoset fëmijës kur emigron i vetëm. Sipas kryetares së kësaj agjensie Alma Tandili, po i kushtohet rëndësi politikave social-ekonomike dhe forcimit të kontrolleve në kufi, me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.

“Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka patur në fokus gjatë vitit që shkoi rritjen e buxhetit për nënat me shumë fëmijë, rritjen e shërbimeve në qendrat komunitare. Por unë mendoj se kjo nuk ështe vetëm çështje ekonomike dhe e perspektivës për të ardhmen. Është mungesë informacioni, kemi mjaft raste që fëmijët kanë humbur kontaktet me familjet, nuk mendoj se është zgjidhje të lësh fëmijën në derën e policisë së Francës. Në ato raste që ne do të evidentojmë braktisje të fëmijës, do merren masa deri në ndjekje penale të prindërve”-tha për Zërin e Amerikës Alma Tandili, kryetare e Agjensisë për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.

Fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë në mënyrë të vazhdueshme të ekspozuar ndaj rreziqeve, si përdorimit të tyre nga grupe kriminale apo trafikimit. Por dhe kur ja dalin pasojat që lë kjo fazë e jetës larg familjes në një moshë të mitur janë të mëdha.

“Rreziku më i madh për ta është dëmi psikologjik emocional. Ata nuk janë më fëmijë. Që në moshën 14 vjeç janë vetëm. Kanë barrë të madhe. Nuk i tregojnë familjes vështirësitë që kalojnë këtej. Nuk mendoj se këta fëmijë do jenë të rritur të ekuilibruar që do dinë të ndërtohen së brendshmi në mënyrë të shëndetshme. I pret një jetë e vështirë”- vijoi Elda Spaho Bleta, gazetare.

Në Shqipëri ka disa përpjekje të strukturave shtetërore dhe të organizatave jo qeveritare për integrimin e emigrantëve të kthyer, përfshirë dhe fëmijët. Por drejtues të fondacionit “Terre des hommes” në Shqipëri i përfshirë në këto programe konstatojnë se shërbimet për këtë qëllim, nuk janë të shtrira në gjithë vendin.

“Problem është se shërbimet si nga ne ashtu dhe nga bashkia është e vështirë të arrijnë në çdo cep të vendit, sepse këto fëmijë vijnë nga shtrirje të ndryshme gjeografike dhe jo vetëm nga qendrat e qyteteve ku janë të mundshme këto shërbime”– u shpreh për Zërin e Amerikës Renata Cenko, Menaxhere e Programit të Migracionit dhe Anti-trafikimit, Fondacioni Terre Des Homes, misioni Shqipëri.

Ndërsa sociologu Gëzim Tushi vë theksin te zhvillimet e vrullshme të 30 viteve të fundit në Shqipëri, shpeshherë kaotike, që kanë sjellë mjaft pasoja te fëmijët.

“Janë tronditur në përgjithësi institucionet e autoritetit social, është tronditur familja, shkolla. Ka përgjegjësi dhe shkolla në këtë fenomen të fëmijëve të pashoqëruar në emigracion. Sepse ka fëmijë që humbasin interesin për shkollën, që vijnë në shkollë dhe nuk e duan shkollën. Pra është familja, shkolla, situata ekonomike të cilat kërkojnë një strategji nga shteti”– vijoi Gëzim Tushi, studiues, sociolog.

Emigracioni, edhe pse ka patur ulje-ngritjet e veta, ka qenë një plagë që e ka shoqëruar në vijimësi në tre dekada Shqipërinë. Statusi i saj i dobët ekonomik dhe social, ka detyruar qindra mijra qytetarë të kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendet e zhvilluara në perëndim. Këtë barrë të rëndë, në shifra të larta po e mbajnë dhe fëmijët dhe sipas studiuesve kjo është një hemoragji që duhet ndalur. Politikat shtetërore në mjaft raste të pamjaftueshme, sipas tyre, bëjnë që emigrimi i fëmijëve të pashoqëruar të vazhdojë, mes rreziqesh të panumërta për ta, në një botë ku shkojnë si fëmijë, dhe jetojnë si të rritur./ VOA

Previous Post

Vuçiç thellon presionin/ “S’ka zgjedhje pa asocacion”

Next Post

Ndryshim radikal i qëndrimeve të SHBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ndryshim radikal i qëndrimeve të SHBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.