• Latest
  • Trending
  • All

Analiza e REL/ A mund të zgjidhen mosmarrëveshjet Kosovë – Serbi deri më 2030?

31/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analiza e REL/ A mund të zgjidhen mosmarrëveshjet Kosovë – Serbi deri më 2030?

31/08/2023
in Aktualitet

Qeveria e Kosovës tha se e mirëpret vizionin e shprehur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”. 

Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, qeveria tha se ka marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se ajo është e përkushtuar për zbatimin e tyre. Sipas saj, i takon Serbisë “të sillet me përgjegjësi”. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se është Prishtina ajo që “nuk do zgjidhje”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur. Kosova, dhjetorin e kaluar, ka aplikuar për anëtarësim në BE, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.

Zgjidhja e mundshme

Njohësit e integrimeve evropiane dhe të proceseve politike në Kosovë dhe në Serbi kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me gjasat e dy vendeve për t’i normalizuar marrëdhëniet deri në fund të kësaj dekade. Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë se, nëse shikohet historia e deritashme e dialogut Kosovë-Serbi, ka pak vend për optimizëm se kontesti ndërmjet dy vendeve mund të zgjidhet shpejt. Por, sipas tij, kjo nuk është e pamundur.

“Nëse dëshirojmë ta jetësojmë këtë vizion, pra deri më 2030, atëherë, që nga sot ose nesër, liderët duhet të fillojnë të sillen në mënyrë radikale ndryshe. Kjo më së shumti do të testohet në çështje të ndjeshme politike, si dialogu për normalizimin e marrëdhënieve [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Patjetër që 7 vjet janë më se të mjaftueshëm që Kosova dhe Serbia të mësohen të jetojnë si dy fqinj, sikurse që jetojnë Sllovenia dhe Kroacia, Gjermania dhe Austria etj”, – thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, thotë se insistimi i BE-së dhe SHBA-së në vazhdimin e dialogut, i cili ka muaj që ka ngecur, tregon se Perëndimi po përpiqet ta çojë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“… pastaj, kur procesi të arrijë në fund, kur Serbia të jetë para dyerve të Bashkimit Evropian, unë jam i bindur që Serbia, medoemos, do ta kërkojë një marrëveshje me Kosovën [për normalizim], që t’i hapet dera për të hyrë në BE, sepse ndryshe, e ka të pamundur të hyjë në BE”, – thotë Demhasaj. “Por, normalisht, nëse Kosova bëhet pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, atëherë kjo do t’i shkaktojë telashe [asaj] për sa i përket këtij procesi [të integrimit në BE]”, – shton ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja që të krijojnë një klimë për vazhdimin e dialogut.

“Palët po bëjnë të kundërtën e normalizimit”

Në Serbi, njohësit e proceseve politike shprehen më pesimistë sa i përket mundësisë që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin të gjitha kontestet deri në fund të kësaj dekade. Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se praktikat e deritashme në dialogun Kosovë-Serbi kanë treguar se palët u shmangen obligimeve që dalin nga marrëveshjet e arritura. Për më tepër, thotë ai, në dy vjetët e fundit, palët kanë krijuar situata që nuk premtojnë se do të ndryshojnë qasje në procesin e normalizimit të raporteve.

“Të dyja palët, thjesht, bëjnë gjithçka të kundërt nga ajo që do ta sillte situatën në normalitet… [Normalizimi i marrëdhënieve] do të varet nga ajo se a do të mbeten në pushtet garniturat e njëjta në Kosovë dhe në Serbi. Do të varet edhe nga fakti se sa do të jetë Perëndimi energjik në presionin ndaj palëve, që problemet të zgjidhen”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të varet në veçanti vetëm nga këto dy vende. Sipas tij, vetë Bashkimi Evropian si tërësi është treguar joserioz në qasjen e tij ndaj këtij problemi, sepse pesë vende të tij – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Janjiq thotë se, nëse Bashkimi Evropian do t’i bindë këto vende që ta njohin Kosovën, atëherë procesit të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi do t’i hapej rruga.

“Të jem preciz. Në qoftë se ata [BE-ja] janë seriozë në çfarëdo qoftë, si dhe në vendosjen e përparësive të tyre, ata nga Komisioni Evropian, së pari, duhet të merren vesh me ato pesë shtete. Pra, ‘a e pranojmë ne Kosovën si shtet dhe shoqëri demokratike, sipas parimeve të vitit 1990’? Ato quhen parime për pranimin e shteteve të reja, pra shteteve të reja demokratike në Evropë. Pse nuk po e bëjnë këtë?”, – shprehet Janjiq.

Pavarësisht të gjithave, bashkëbiseduesit e REL-it thonë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, do të varet më shumë nga vendimi politik i BE-së, sesa nga përmbushja e kritereve për anëtarësim. Nuk është hera e parë që nga BE-ja përmendin data konkrete për zgjerim, por ato nuk janë respektuar.

Për shembull, Strategjia e Komisionit Evropian për Zgjerimin e Ardhshëm, e publikuar në vitin 2018, parashikoi se Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025. Kanë mbetur edhe 18 muaj deri në datën e synuar, por të dyja vendet kanë bërë pak përparim në procesin e anëtarësimit, ndërkohë që fundi i negociatave as që duket.

Në cilën fazë të integrimit janë vendet e tjera të rajonit?

Serbia dhe Mali i Zi konsiderohen lidere në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Mali i Zi ka statusin e kandidatit që nga viti 2010 dhe ka hapur negociatat në vitin 2012. Serbia, kandidate nga viti 2012, i ka hapur negociatat në vitin 2014. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave në vitin 2022. Bosnje dhe Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar. /Radio Evropa e Lirë

Previous Post

Keqqeverisja i kushton shqiptarëve çdo vit më shtrenjtë se nafta në Shpirag

Next Post

Kush mbron kontratën e sterilizimit, mbron llogaritë bankare të koncesionarit dhe jo të publikut

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kush mbron kontratën e sterilizimit, mbron llogaritë bankare të koncesionarit dhe jo të publikut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.