• Latest
  • Trending
  • All

Analiza e Der Standard: 10 vitet e “sistemit Edi Rama”, nga arroganca tek krimi

23/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analiza e Der Standard: 10 vitet e “sistemit Edi Rama”, nga arroganca tek krimi

23/08/2023
in Aktualitet

Gazeta austriake Der Standard i ka kushtuar një artikulll të gjatë sot, 23 gusht 2023, “sistemit Edi Rama”, siç e quan. Shkrimi trajton lidhjet e socialistëve me krimin dhe toleranca ndaj tij, bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës që kërkohen nga drejtësia, arroganca e kryeministrit dhe jo vetëm. 

Shkrimi: 

‘Sistemi Edi Rama’ është në fuqi prej një dekade në Shqipëri. 

Socialistët kanë mbajtur prej kohësh një pozicion dominues në vendin ballkanik falë fuqisë së tyre në institucione, nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Analizë nga Sarajeva: Adelheid Wolfl

Kur gjërat u shtrënguan për Arben Ahmetajn, partia u hodh në anën e tij. Prokurorët shqiptarë kërkuan arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, ish-ministrit të ekonomisë, ish-ministrit të financave dhe infrastrukturës në mes të korrikut të këtij viti.

Por grupi parlamentar i socialistëve në pushtet arriti të shtyjë heqjen e imunitetit. Ahmetaj akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim të deklaratave të pasurisë. Ai e shfrytëzoi kohën që fitoi në këtë mënyrë dhe u fsheh.

Autoriteti shqiptar anti-korrupsion SPAK po i mëson të fuqishmit të kenë frikë.

Kjo zyrë e prokurorisë publike speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rol të ngjashëm në vendin e Europës Juglindore si zyra e prokurorisë publike ekonomike dhe korrupsionit në Austri. Pothuaj çdo javë, një politikan nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës, i cili ka drejtuar vendin për dhjetë vitet e fundit, është në shënjestër të prokurorëve.

Javën e kaluar, për shembull, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj u arrestua si i dyshuar për shpërdorim detyre si pjesë e një kontrate prokurimi. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është akuzuar për trafik droge dhe shpërdorim detyre pasi dy kushërinjtë e tij u arrestuan në Itali në tetor 2017.

Më parë, parlamenti i kontrolluar nga socialistët, nuk e dha “dritën jeshile” për arrestimin e Saimir Tahirit. Ai u lirua më vonë nga akuzat për trafik droge në dy gjyqe. Që atëherë ai është liruar nga burgu, me arsyetimin se gruaja e tij nuk mund të kujdeset për dy fëmijët.

“Veprat penale nuk kanë tesër partie”

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021 me akuzën e korrupsionit. Në atë kohë, Rama shkruante në Facebook se kjo nuk ishte as çështje politike dhe as partiake.

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, u arrestua në mars të 2022-shit me dyshimin se ka marrë në mënyrë indirekte ryshfet mbi 120 mijë euro. Dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u arrestua në qershor të këtij viti si i dyshuar për shpërdorim detyre.

Dhe herë pas here, kryesia e partisë dhe vetë Edi Rama i shmangen çdo përgjegjësie me argumentin se këto janë “raste individuale” dhe veprat penale nuk kanë “anëtarësim partiak”.

Të paktën deri më tani, Rama ia ka dalë përmes kësaj strategjie.

Edlira Gjoni e Institutit McCain thotë: “Nuk besoj për asnjë sekondë që vetë Rama të mos dijë asgjë për makinacionet e këtyre politikanëve të PS. Dhe nuk besova kurrë në përrallën se ai do të niste një ndryshim rrënjësor për më shumë ligjshmëri”. 

Kryeministri do të mbështeste reformat për përmirësimin e shtetit ligjor, sepse kjo është e nevojshme edhe në kontekstin e afrimit me BE-në; në të njëjtën kohë, megjithatë, anëtarët e partisë së tij do të shpëtonin me dënime të vogla.

“Sa herë që ka akuza ndaj politikanëve të PS-së, ai fillimisht i refuzon derisa të ketë shumë prova apo diplomatët ndërkombëtarë të bëjnë presion ndaj tij dhe vetëm atëherë distancohet nga këta politikanë”, tha Gjoni për STANDARD.

Kjo sjellje e Ramës nuk tregon as integritet dhe as parime. Në mënyrë të habitshme, Rama nuk mbron vetëm oligarkët e lidhur me partinë e tij, por edhe ata që kanë qenë pranë Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Ka një luftë llogoresh në partinë e tij. Bëhet fjalë për para, siç janë kontratat publike.

Në fakt, PS-ja e Ramës ka zgjeruar ndërkohë pozicionin e saj dominues në Shqipëri nëpërmjet pushtetit të saj në institucione, nëpërmjet nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës. Opozita e përçarë nga brenda nuk po lëviz askund. Politika në Shqipëri është karakterizuar nga polarizimi që nga fillimi i demokracisë në fillim të viteve 1990. Toni është i ashpër, ka pak vullnet për kompromis dhe konkurentët politikë shihen si armiq të pamëshirshëm.

Show dhe sjellje arrogante 

Në këtë kulturë politike Rama e ka portretizuar gjithmonë veten si viktimë, ndërkohë që shtatlarti që i pëlqen të ecë me atlete, ka një vetëbesim të tepruar dhe ka krijuar atmosferën dhe hiret e sundimtarit. Ai është arrogant, flakërues dhe agresiv, sidomos ndaj përfaqësuesve të mediave. Ai i cilëson shpesh gazetarët si “plehra” dhe i këshillon të edukohen para se t’i bëjnë një pyetje tjetër.

Së fundmi, për shembull, Rama nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve që nuk i përkisnin temave që ai kishte specifikuar, por që kishin të bënin me akuzat kriminale ndaj politikanëve të PS-së. Organizatat gazetareske vazhdojnë të ankohen për sjelljen e Ramës. Tani ai drejton podkastin e tij në të cilin përpiqet të shpjegojë politikën e tij pa pyetjet kritike të gazetarëve. Qeveria e tij është përpjekur vazhdimisht të vështirësojë punën e gazetarëve duke vendosur dënime për shpifje.

Është e qartë se Rama nuk është rehat që nuk mund të kontrollojë të gjithë mediat dhe përfaqësuesit e medias. Ai punësoi spin doktorin veteran Alastair Campbell, i cili kishte punuar për ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Ideja se politika ka të bëjë kryesisht me shitjen e narrativave tek audienca, nxiti mendjemadhësinë e Ramës.

Vështirë se dikush guxon të kundërshtojë kryeministrin, i cili herë pas here bërtet në mbledhjet e qeverisë. Sepse nëse nuk bindesh, mund të të nxjerrin jashtë. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u zëvendësua në vitin 2018 sepse, ndryshe nga Rama, ai ishte kundër një shkëmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Rama, i cili ka qenë në pushtet për rreth aq kohë sa presidenti serb Aleksandar Vuçiç, punon me të. Të dy, meshkuj “alfa”, autoritarë, nga ana tjetër, nuk mund të shkojnë mirë me kryeministrin e Kosovës fqinje, Albin Kurti, një intelektual parimor dhe me mendje demokratike.

Defiçitet demokratike

Së fundmi Rama e goditi Kurtin me thikë pas shpine dhe anuloi një takim të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare në qershor pasi SHBA dhe BE kishin ndëshkuar më parë qeverinë Kurti për mospërkuljen ndaj direktivave perëndimore. Politika aktuale e SHBA-së, e udhëhequr nga ideja se Tirana duhet të ushtrojë një lloj patronazhi mbi popullatën shqiptare në rajon, duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, promovon më tej nocionin e Ramës për madhështinë dhe rëndësinë e tij. Nga ana perëndimore vështirë se ka ndonjë kritikë ndaj kreut të qeverisë, i cili pëlqen të paraqitet si një artist botëror.

Politologu Afrim Krasniqi nga Tirana beson se Rama ishte veçanërisht i suksesshëm në “shitjen” e tij në Perëndim.

“Por për ne ai nuk është artisti, atleti dhe autori modern dhe i orientuar drejt reformave”. Në vendin e tij ai shfaqet me “arrogancë dhe mentalitet komunist ndaj kritikëve liberalë dhe kundërshtarëve politikë”. Krasniqi tregon se mungon demokracia, sidomos brenda PS-së, sepse Rama nuk e lejon. Fuqia e Ramës bazohet edhe në faktin se ai kontrollon oligarkët, sikurse edhe institucionet.

Duke vepruar kështu, ai hyri edhe në “një aleancë joformale me disa grupe kriminale”, thotë Krasniqi. “Unë nuk mendoj se Rama është i përfshirë vetë në krim, por mendoj se ai toleron grupet kriminale të lidhura me partinë e tij”, analizon ai. Sepse pa ndihmën e tyre ai nuk do të kishte shumicën në vend.

Në çdo rast, Shqipëria e Edi Ramës është në një gjendje difuze dhe kontradiktore. Nga njëra anë, shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar u shkarkuan si rezultat i reformës në drejtësi që po kërkonte Rama. Nga ana tjetër, qeveria vazhdon të ushtrojë ndikim. Sidomos policia. Dikush duhet t’i ketë thënë Arben Ahmetajt, dikur pushtetar, që do të arrestohej.

Ish-zëvendëskryeministri ka ikur që atëherë në Britani.

(Adelheid Wolfl, 23 gusht 2023)

Previous Post

BIRN: Pas inceneratorëve, qeveria projekton edhe 113 milionë euro për plehrat në Elbasan dhe Fier

Next Post

Përrallat e Mbretit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Përrallat e Mbretit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.