“Unë mendojë se në pikën që është (Kryeministri i Serbisë Aleksandër) Vuqiq thekson atë – pse tani. Mendoj se kjo është ajo për të cilën ai është i shqetësuar – Jo pse Trepça, por pse tani. Kjo është pyetja e madhe”, ka thënë Ker- Lindsay, i cili ka marrë pjesë në panelin që i dedikohet adresimit të paqëndrueshmërisë politike dhe institucioneve të dobëta në Evropën Juglindore.
Trepça është, tha ai, ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme, e cila ende nuk është e zgjidhur.
“Ne do të kemi një krizë, ajo do të dëmtojë marrëdhëniet, por unë shpresoj se kjo nuk do jetë në afat të gjatë. Koha duhet ta trajtoj”, tha Ker-Lindsay.
Ai, megjithatë, thotë se është e nevojshme të kapërcehet kriza dhe vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se çdo proces i paqes ka problemet e saj.
“Në afat të shkurtet gjërat në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësohen”, ka thënë Ker-Lindsay duke deklaruar se është “për të ardhur keq”, se kjo ka ndodhur tashmë.
Kriza nuk do të jetë e gjatë dhe nuk duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me të, tha ai, por tha se është e rëndësishme të theksohet se kjo është pjesë e çdo procesi të paqes dhe për të mbajtur përqendrimin në mënyrë që të arrihet progres.






















