“Takimi për demarkacionin mund të jetë i suksesshëm po që se Qeveria tërhiqet dhe procesi nis nga fillmi. Çdo takim me agjendë tjetër nuk do të prodhojë rezultat që çon drejt zgjidhjes së problemit”, është shprehur Mushkolaj për “Indeksonline”.
Ai ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk duhet ta mbajë këtë takim për t`ua imponuar të tjerëve zgjidhjen, teksa thotë se deri tani Mustafa ka vepruar kështu.
“Po që se kryeminsitri Mustafa fton takime të tilla me idenë që ta imponojë zgjidhjen, siç ka vepruar deri tash, atëherë ato nuk ka fare nevojë të organizohen”, ka shtuar ai.
Ndryshe, “Indeksonline” më parë ka biseduar edhe me analistin Halil Matoshi, qëndrimi i të cilit ishte se Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një kompromis lidhur me demarkacionin. Derisa, Behlul Beqaj ka deklaruar se nëse tryeza nuk sjellë rezultate dhe përsëritet debati i 3 gushtit, kjo do të çonte drejt shkallëzimit më të thellë të shoqërisë kosovare.
Tryeza pritet të mbahet pas përfundimit të vizitës së Mustafës në New York dhe kthimit të tij në Kosovë.






















