“Nuk që Prokuroria do të ketë guximin që të merret si duhet edhe me z. Grabovci, dhe me të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, shprehet Musliu.
Edhe analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, për Radion Evropa e Lirë thotë se vendimi për nisjen e hetimeve është i domosdoshëm, teksa konsideron se ato nuk duhet të kufizohen vetëm te ai. Por, duke u bazuar në publikimin e bisedave të përgjuara, se në çfarë forme është realizuar emërimi i zyrtarëve në pozita të larta, Selmanaj dyshon se me rastin Grabovci do të ketë rezultate.
Lidhur me vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabocit, Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka mbajtur një konferencë për media ku e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë si “të nxitur nga trysnia e vazhdueshme e opinionit publik”.
Në komunikatën e Prokurorisë Speciale thuhet se me veprimet e tij, “Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike.






















