• Latest
  • Trending
  • All

Amerikania e bjeshkëve – Tregim nga Mehmet Elezi

07/11/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 12 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Amerikania e bjeshkëve – Tregim nga Mehmet Elezi

07/11/2021
in Aktualitet

1.

Pranverën e shkuar më qëlloi me punue do kohë si përkthyes me një grup vëzhguesish të OSBE-së, që kishin ardhur për zgjedhjet vendore. Ditën e parafundit kishim marrë nga një birrë dhe po flisnim për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, unë u kallëzova diçka për vendlindjen time, ku shkoj thuajse çdo verë, edhe pse prej kohësh s’kam kënd të afërm atje. Pse, prej T. je ti?, më pyeti amerikania Laura, duke ndërprerë hurbjen e birrës. E përmbajtur, me një bukuri të thellë që çel maturisht, po u afrohej të pesëdhjetave. M’i nguli sytë e mëdhenj ngjyrë gështenje dhe shqiptoi ngadalë, duke e rrumbullakuar secilën fjalë në shqipe të pastër, me theks në dialekt:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

-Unë jam çika e Peshk Avdisë. E vogla.

-Çfarë surprize, thashë pas një hutimi. Dhe ma thua tashti, në fund!

Ngjarja me Peshk Avdinë kishte ndodhur kur isha në gjimnaz, në vit të parë. Në qytetin tonë të vogël merrej vesh gjithçka. Aq më tepër një histori e bujshme. Dhe krejt e veçantë, si ajo.

2.

Njeriu, që çoi zërin i pari për dritat e ndezura te shpia e Peshk Avdisë, qe Faza e koshareve. Jevga me sytë si gji i mbushur me alga e me vithet plot tule, shiste shporta e gjithfarë koshash të vegjël, rrugëve të katundit ose duke trokitur derë në derë. Ku me lekë në dorë, ku me ndërrim në natyrë, një e mbushur fasule, dy me drithë. Faza bëri me dorë nga shpia në kodër:

-Pa këqyrni more ç’ka bërë vaki atje nalt, që s’i shkimin dritat. Dritat lihen ndezur tërë natën vetëm kur ruhet i vdekuri, në vig.

Edhe ai yti paska ndenjur çuet tërë natën, duke u përfulitur me shoqninë te shelgjet e lumit, ia kthen roja e kooperativës, me sytë xhixhllimë. Qyqi ti, e shpërfill Faza e koshareve. Shkoklohesh në gjumë tërë natën e lume te vendi i rojes me pushkën thatë, në vend se me e njomë gruan tënde. Këqyr mos ta njom tjetërkush!

Shtëpia e Peshk Avdisë tkurrej në kodrec, si dele e mbetur në mal. Mblidhej e vetmuar bash në vijë të kufirit. Mbuluar varfërisht me shikulla të nxira prej shirave e prej myshkut. Të nxira e të rrezbitura edhe muret me gurë. Një gështenjë e kaditshme hapte degët e gjera mbi oborr, si pulë kllukë. Shtëpia humbte përfund saj. Vetëm kur binin gjethet, dilte në dritë. Përmes degëve dukej Peshk Avdia i kërrusur si drapër, kah lidh qenin në fund të oborrit.

Nuk i ishin ndarë kusuret shkretanit. Për ironi, zezonat e tij kallëzoheshin si gazmore. Pikë cinizmi s’kish në këtë sjellje. Arsyeja do të merret vesh më vonë.

Punonte në furrë të kooperativës, s’gatuante kush si ai. Bukë me e hangër thatë, aq e shijshme. Një sy, që vëzhgonte gjithkah, ve re një shenjë të çuditshme thuajse në çdo bukë. Një birë të vogël, sa maja e gishtit. Dikush po ia fut gishtin bukës së popullit! Dy policë e marrin Peshk Avdinë thuprak, drejt e në hetuesi.  Pse e bën këtë ti, kush të ka shtyrë. Ani pse jo fort të bindur përballë arsyes që paraqiti, e lirojnë.

Herën e dytë rreziku bullnis bash në kulm të një gazmendi. Në një dasmë. Dikush çon shëndet për udhëheqësin, e paçim sa malet, Peshk Avdia çon gotën si të tjerët, gishti i mesit i kthyer përpara, në kënd të drejtë. Kërk hekurat, Peshku në birucë për herë të dytë. Ende po më ndjek kampi i përqëndrimit, s’po më ndahet që s’po më ndahet, tha me vete. Si kish dalë i gjallë prej kampit nazist në mbarim të luftës, kish shpëtuar si i thonë, në flakë të pushkëve, kjo është histori më vete. Ai nuk tregonte, nuk mburrej. Por një gjurmë të vockël prej asaj vuajtjeje ia vinin re të gjithë. Gishti i mesit i mbetur mbledhur, gjithmonë në kënd të drejtë, prej një të lige të pësuar në kamp. Nuk e shtrinte dot, nuk e mblidhte dot.

Ai në birucë, gjindja përjashta shkriju në gaz me gishtin e tij.

Prapë nuk e mbajnë gjatë. Dikush lart e kupton marrëzinë. Lirojeni, ç’merreni me atë idiot.

Hm, Peshk Avdia idiot!

Rrugën prej burgut në shtëpi e bëri duke këqyrur botën me çudi, thua po e vërente për herë të parë. Syzet rrumbullake i shtynte përpjetë, me të njëjtin gisht të kthyer. Syzet s’kishin bisht në anë të djathtë. Bishti qe këputur, ai i mbante lidhur me një spango të trashë, të lyrtë. Kur iu afrua përpjetëzës, që çon te banesa, u ndal. Shpati i mbuluar me çufrra dhe baltë të hollë, të lëkuqme. Më andej një përroskë e brishtë. Këtu, tha dhe tundi kryet.

Të dielën e dytë pas lirimit merr gruan e katër vajzat, më e vogla në klasë të tetë, dhe i rreshton në fund të shpatit me shkurre. Barkas! Armë mbush! Pse i torturon gruan dhe vajzat, more Peshk, të kanë lanë tlanat, ke luajtur mendsh? Qysh the?, tund kryet Peshk Avdia, duke mbajtur me gishtin e shtrembët spangon e syzeve plot lyrë. Nuk është shpikur kot ky zbori, e di unë, e kam shtëpinë te piramida unë, ju flisni kollaj, shpiat tuaja janë në brendësi. Po në bëftë me mësy armiku? I pari unë do të ndeshem me të. Unë me familjen time. Me këtë grua dhe këto çika, që shihni. Skuadra, në sulm! Armiku djathtas te përroska, me zvarritje!

Iku dimri, larat e borës lotonin qukave nëpër hijesina, te përroska shpërthyen lirëzat, vjollcat e malit, dhe luleradhiqet. Lëviznin hardhuca, dilnin me u rrezitë, cicëronin zogj imcakë. Çdo të diel, e njëjta shfaqje. Gruaja dhe të bijat i bindeshin, thua po u thoshte mblidhni lule në livadh. Nuk u ndihej zëri i gojës. Ktheheshin në banesë të zhytura në baltë e të dërrmuara.

Pyetja e frikshme e Fazës së koshareve për dritat që paskeshin ndenjur ndezur tërë natën te shtëpia në kodër, bash në vijë të kufirit, nuk mund të shpërfillej.  Shkuan ata të këshillit të katundit, frymë e gjallë nuk lëvizte asajt. Të gjitha dyert çelë, krah në krah. Edhe e ahrit, në kat të parë. Edhe e kotecit të pulave.

Dritat e shtëpisë në kodër ndezur të tëra, kallëzonin qartë: Peshk Avdia me gishtin e kthyer e me copën e yndyrshme të spangos tërë nej në vend të bishtit të syzeve, kish kapërcyer fshehtazi kufirin. Bashkë me gruan e me katër vajzat, që ua mori frymën në zbor. Dhe me gjithë ç’kishte pasur. Kish lënë vetëm një sepet të madh gështenjash, të ri, të papërdorur kurrë. Ia pat blerë një ditë më para Fazës së koshareve, lekët në dorë pa bërë fare pazar, duke lavdëruar koshin në sy të dhjetë burrave, që kruheshin me jevgën. Bash për një sepet si ky kisha nevojë këtë vjeshtë, tha. E mbush çdo natë me gështenja të ziera e kënaqemi. Jemi gjashtë frymë.

Ç’burra, shfrynte rrugës Faza e koshareve. Merreni me mua, kot së koti. Këqyrni veten, ua futi burri më i lodhur i katundit. Të vetmin gisht të shtrembët, që kishte, ua rrasi tej për tej, ju bëftë mirë.

Drejt e ke qe besa, kësaj here Peshk Avdia e ka shti gishtin fort thellë!

3.

Laura dhe unë po shkriheshim në gaz, sidomos me hollësitë që kallëzonte ajo për alibinë e zborit. Qeshi në mënyrë hollivudiane, duke hapur sytë e duke zënë gojën me majat e gishtave, kur e pyeta: me tërë mend, edhe pulat të gjalla i patët marrë me vete? Faza e koshares tha po t’i kishin therur, të paktën një pendël kish me u gjetë diku!

©Mehmet Elezi (nga libri me tregime “Vajza pa numër telefoni”)

Previous Post

BIPOLARITETI I KULTURËS DHE POLITIKËS SHQIPTARE

Next Post

Ramës “s’i del e keqja” me Kosovën për “Ballkanin e Hapur” dhe “mbron” Vuçiqin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ramës “s’i del e keqja” me Kosovën për “Ballkanin e Hapur” dhe “mbron” Vuçiqin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.