Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 që ofron mbrojtje rreth 95 për qind ndaj virusit është prodhuar nga kompania amerikane ‘Moderna’.
Rezultatet shpresëdhënëse vijnë vetëm pak ditë pas suksesit të konfirmuar nga ‘Pfizer’, dhe shtojnë besimin në rritje se vaksinat mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë.
Të dyja kompanitë përdorën një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të hartuar vaksinat e tyre.
Vaksina u testua tek 30.000 persona në SHBA, gjysma e të cilëve morën dy doza të vaksinës, me katër javë diferencë.
Analiza u bazua në 95 personat e parë që zhvilluan simptomat e COVID-19.
Vetëm pesë nga rastet e COVID ishin tek personat që kishin bërë vaksinën, 90 ishin tek pjesa që nuk u vaksinuan.
Sipas kompanisë, vaksina ofron mbrojtje 94.5% ndaj virusit.
Rreth një javë më parë, ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ deklaruan se kishin prodhuar vaksinën që ofronte 90% mbrojtjen ndaj virusit.,




















