Kjo arritje është pjesë e strategjisë së Forcës Ajrore amerikane për të prodhuar më shumë avionë luftarakë “automatikë”, të cilët veprojnë si forca mbështetëse për pilotët që fluturojnë me avionë të ndryshëm.
“Business Insider“ konfirmon se F16-ta jo vetëm që planifikoi dhe ekzekutoi një mision në terren në mënyrë të pavarur, por avioni eksperimental reagoi dhe iu përshtat pengesave të paparashikuara gjatë rrugës.
Sipas zyrtarëve ushtarakë, avioni është i vetëkomanduar kështu që pilotët të mundë të fokusohen më shumë në taktikat e ajrit gjatë luftimit.






















