Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar në presidencë për të paraqitur letrat kredenciale.
Ndërkohë, pritet që rreth orës 11:45 të mbajë dhe fjalimin e prezantimit në ambasadë.
Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati. Kjo, si pasojë e një lobimi kundra saj, për të cilin Fiona Hill ish-këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.
Pasardhësja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.















