Ajo ka thënë se përkrahja e popullit të Kosvoës për Turqinë është shumë e rëndësishme, duke shtuar se ky është tregues për raportet vëllazërore nëdrmjet dy vendeve.
” Jemi në përvjetorin e parë dhe këtë ditë e kemi shpallur si fitoren e Demokracisë. Mbështetja e juaj është shumë e rëndësishme për neve. Ky është një shembull që tregon vllazërinë e përjetshme mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë ajo para shumë përkrahësve të Erdoganit në sheshin Zahir Pajaziti.
Marshi është quajtur “Solidiarizim me Demokracinë”, kurse prezent është edhe ministri në detyrë i administratës publike, Mahir Yagcilar.






















