Në Republikën Dominikane, ambasadorja Rudi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të RepublikësDominikane, Miguel Vargas Maldonado të cilin e falënderoi në emër të Qeverisësë Republikës së Kosovës për përkrahjen e dhënë në arenën ndërkombëtare dhe eftoi atë për një vizitë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ambasadorja Rudi kërkoi nga ministri i Jashtëm Vargaspërafrimin në mes të dy vendeve si hap paraprijës i së cilit është vendosja emarrëdhënieve diplomatike.
Ambasadorja Rudi e informoi ministrin Vargas për zhvillimet në Kosovë me thekstë veçantë në subjektivitetin ndërkombëtar të vendit si dhe për praktikat esuksesshme në fushën e sigurisë dhe të tjera.
Ambasadorja Rudi bisedoi me ministrin Vargas për mundësinë e zhvillimit të konsultimevepolitike në mes të ministrive, një agjende tregtare në mes dy vendeve,marrëveshje në fusha të interesit të përbashkët dhe tema tjera të rëndësishmetë bashkëpunimit.
Gjatë kësaj vizite, ambasadorja Rudi zhvilloi edhe takimetjera me autoritete e këtij vendi për të përcaktuar agjendën e gjithmbarshme tëbashkëpunimit ndërshtetëror.























