Ambasadorja e Francës në Serbi, Christine Moro ka thënë se vendimi për mbrojtje në liri të liderit radikal serb, Vojsllav Sheshelit ka hapur shumë plagë, dhe sipas saj, kjo nuk kontribuon në rrugën e integrimit në BE.
“Një shumicë e madhe e politikanëve dhe opinionit publik në Serbi, janë kthyer në drejtimin të cilin Shesheli po dëshiron ta hap sërish”.
Moro ka thënë se është e nevojshme të vazhdohet me dinamikën e bisedimeve për anëtarsim të Serbisë.
Duke folur për banalin që Serbia dëshiron ta mbajë në mes të Brukselit dhe Moskës, Moro ka dashur ta potencojë deklaratëne e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia e ka zgjedhur BE-në.















