Letrat kredenciale atyre u janë dhënë nga presidenti i Federatës së Zvicrës, Johann N.Schneider dhe vicekancelari i Zvicrës Andre Simonazzi.
Ambasadorja Breca, presidentit zviceran i përcjelli përshëndetjet sinqerta të zyrtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës për qeverinë, institucionet dhe popullin zviceran dhe shprehu falënderimin e tyre dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen vazhdueshme të Zvicrës për vendin tonë.
“Zvicra dhe Kosova përtej raporteve ndërshtetërore tashmë kanë raporte familjare të cilat u krijuan përmes numrit të madh të diasporës tonë që në këtë vend të bukur gjetën një strehë të dytë”, theksoi ambasadorja Breca.
Ambasadorja shtoi se, prioritet i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës por edhe punës së saj do të jetë thellimi i raporteve me vendin pritës dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.
Ambasadorja Breca theksoi synimin e pandërprerë të Kosovës që si shtet i lirë dhe demokratik të vazhdojë thellimin marrëdhënieve me shtetin zviceran, mbështetur në miqësinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për popullin zviceran.
“ Vendi ynë ka ende shumë nevojë për mbështetjen e shtetit zviceran për të tejkaluar me sukses sfidat mëdha të cilat janë të paevitueshme në rrugën tonë të shtet ndërtimit, vendi ynë po përballet me pasoja të rënda nga mos të qenit anëtarë në institucionet ndërkombëtare”, shtoi ambasadorja Breca.
Presidenti i Zvicrës, Z. Johann Schneider-Ammann i ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër në përgjithësi dhe shprehu bindjen e tij se marrëdhënie e tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe me tej. Ai shtoi se Zvicra do të ofrojë mbështetjen e saj te plotë për
integrimin e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet euroatlantike. Një Kosovë stabile do të thotë një Evropë stabile theksoi presidenti zviceran duke shtuar se përparimi i çdo shoqërie fillon dhe përparon duke i kushtuar rëndësi të veçantë edukimit të mirëfilltë të gjeneratave të reja.
Presidenti i Zvicrës vuri në pah edhe diasporën tonë për të cilën ai tha që luan një rol shumë të rëndësishëm në raportet mes dy shteteve. Në ceremoninë e dorëzimit të Letrave Kredenciale Ambasadorja Breca u shoqërua nga bashkëpunëtorët e saj znj. Fatmire Musliu dhe z. Mustafë Xhemaili.
Ndryshe, Nazane Breca është e lindur më 28.03.1958 në Prishtinë dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së gjatë viteve 2011-2014. Ajo është specialiste e mjekësisë familjare. Në këtë post e zëvendëson ish-ambasadorin Naim Malaj, i cili vitin e kaluar dha dorëheqje nga ky post.

























