Romana Vlahutin është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri. Diplomatja kroate dorëzoi kredencialet pranë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, duke nisur kështu detyrën e saj të ne vendin tone.
Me dorëzimin e letrave kredenciale te presidenti i Republikës, Romana Vlahutin është zyrtarisht ambasadorja e re Bashkimit Evropian në Shqipëri. Pasuesja e Ettore Sequi-t është një diplomate karriere nga Kroacia. Njohuritë e saj mbi rajonin e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, duket se kanë ndikuar në përzgjedhjen e saj nga Brukseli për ta sjellë në Tiranë. Emri i Romana Vlahutin është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe eksperienca e saj në këtë drejtim duket se ka qenë një tjetër arsye që e solli në Shqipërinë kandidate, sfidat e të cilës deri në anëtarësim nuk janë të pakta.
Ambasadorja e BE Vlahutin u takua gjithashtu edhe me Kryeparlamentarin Meta, nga i cili mori gatishmërinë e Kuvendit për bashkëpunim me të gjitha strukturat e BE-së. Marrja e statusit kandidat ia shton përgjegjësitë Shqipërisë klasës së saj politike – është shprehur Meta – duke theksuar se reformat kyce kërkojnë pjekuri politike, gjithëpërfshirje dhe një klimë më konsensuale.















