Edi Rama do të shkojë në Serbi dhe gjithsesi edhe në Preshevë. Nuk ka kuptim një vizitë e tillë të bëhet pa u takuar edhe me komunitetin shqiptar që jeton në Serbi. Sidoqoftë, Tirana nuk e ka në agjendë Shqipërinë e Madhe, por integrimin në BE. Jemi duke i përcjellë zhvillimet në Kosovë dhe inkurajojmë partitë politike për të gjetur zgjidhje përmes dialogut. Ata nuk duhet të marrin përvojat e këqija nga partitë politike të Shqipërisë. Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, flet për Express
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Qemal Minxhozi thotë se u bë mirë që u shty vizita e Kryeministrit Rama në Serbi për 10 nëntor.
Mirëpo, sipas tij, vizita s’ka kuptim nëse Kryeministri viziton shtetin serb e nuk shkon edhe në Preshevë.
“z. Rama do të shkojë edhe në Preshevë. Nuk ka logjikë një vizitë në Serbi pa një vizitë në komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë dhe gjithë rajonin atje poshtë. Pra, është një pjesë shumë e rëndësishme e vizitës së z. Rama”, thotë Minxhozi, në një intervistë për Gazetën Express.
z. RAMA DO TE SHKOJ NE PRESHEVE
Diplomati nga Tirana deklaron se, pavarësisht debateve, shteti shqiptar nuk e ka në agjendë Shqipërinë e madhe. Por, agjendën për të ecur i gjithë rajoni drejt BE’së.
Ambasadori i Shqipërisë u ka bërë thirrje liderëve të partive politike të ulen, të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje për ndërtimin e institucioneve shtetërore.
“Është një kohë shumë e gjatë dhe jo e zakontë. Shqipëria në përgjithësi ka nxitur faktorët politikë relevantë në Kosovë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejt. Është një ngërç me kosto të madhe për Kosovën”,ka thënë ai.
“Urojmë që kjo mos të ndodh”, thotë Minxhozi, kur pyetet për rrezikun që partitë politike të marrin praktikat e Shqipërisë kur janë në pyetje zgjedhje.
Minxhozi flet edhe për miellin dhe për “patriotët kujdestarë” në të dy vendet që secilin problem t’ia mveshin edhe elementin kombëtar.
Ai thotë se deri në fund të vitit Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për standardizimin dhe përdorimin e produkteve.
Minxhozi: Do të kemi standarde fikse për dy vendet.
Ne bashkë me palën kosovare po shikojmë mundësinë që deri më 31 dhjetor për të gjithë artikujt ushqimor të kemi standard fiks. Që do të thotë se një mall që merr viston nga laboratorët e Kosovës do të jetë i pranueshëm në Shqipëri. Po kështu, mallrat nga Shqipëria në Kosovë do të pranohen edhe në Kosovë në bazë të një standardi të unifikuar. Kjo do të jetë për pataten, për verën, për ushqimin, për zarzavatet dhe do të jetë për gjithçka
















