• Latest
  • Trending
  • All

Ambasadori gjerman: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit për reformën gjedhore

03/10/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 14 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasadori gjerman: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit për reformën gjedhore

03/10/2020
in Aktualitet

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri që të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Në pritjen e organiuar në Tiranë me rastin e 30 vjetorit të  bashkimit të Gjermanisë, ambasadori Zingraf ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit do të jenë moment kyç për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende”,ka thënë ai.

Ambasadori Zingraf ka kujtuar se kushtet që ka vënë Këshilli i BE-së për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së janë përgatitur nga Bundestagu gjerman. Ai ka theksuar se përmbushja e këtyre kushteve është interes kulmor i shqiptarëve.

“Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‘Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi“, ka theksuar ambasadori Zingraf.

Mesazhi i plotë i ambasadorit Zingraf:

Të dashur miq, këtu në kopësht dhe në ekran, sot festojmë një ditë të veçantë të Bashkimit të Gjermanisë. Kanë kaluar 30 vjet, prej se Gjermania është ribashkuar, pikërisht më 3 tetor 1990. Premisa ishte rënia e Perdes së Hekurt, pasoja rezultoi të ishte edhe ribashkimi i Evropës. Vetëm para pak javësh, në korrik, kemi kujtuar këtu, në rrugën e ambasadave në Tiranë, dyndjen e para 30 vjetëve të mijëra njerëzve nëpër ambasada në datën 2 korrik 1990 – edhe Shqipëria ia niste krejt nga e para dhe rikthehej në komunitetin e shteteve evropiane pas daljes nga izolimi.

Pritja e madhe e përvitshme me rastin e 3 tetorit nuk do të mund të organizohet për shkak të pandemisë së Coronës. Ndaj në emër të shumëkujt dëshiroj të përshëndes këtu disa partnerë të veçantë:

Në njërën anë istitucionet gjermane aktive në Shqipëri (DAAD, DIHA, FES, DW, GIZ, GZ, KAS, KfW, ZfA). Ju falënderoj për punën tuaj të angazhuar në vend dhe për bashkëpunimin tonë të mirë.

Në anën tjetër përshëndes bashkëkombas të tjerë gjermanë, që punojnë në organizata ndërkombëtare apo në ekonomi, në përfaqësim të komunitetit gjerman.

Në mënyrë të veçantë kam kënaqësinë e pranisë së znj. Dr. Irida Laçi-Lika, Drejtoreshë e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. – E dashur znj Laçi, përfaqësoni sot këtu mbarë Shqipërinë zyrtare e veç kësaj flisni edhe shumë mirë gjermanisht!

Si një të ftuar të veçantë nderi kam kënaqësinë të përshëndes kolegen time franceze, Ambasadoren Christina Vasak. E dashur Christina, pak para përfundimit të veprimtarisë tënde të suksesshme në Tiranë dëshiroj të të falënderoj edhe njëherë shumë përzemërsisht për bashkëpunimin besimplotë mes dy ambasadave tona si dhe të të uroj gjithë të mirat në stacionin tënd të radhës! Dhe prania jote këtë mbrëmje nuk përfaqëson vetëm partneritetin e ngushtë gjermano-francez, por – kushtëzuar nga kufizimet e virusit Corona – edhe të gjithë miqtë dhe partnerët diplomatikë dhe ndërkombëtarë, për të cilët do të kishim dashur shumë të kishin qenë këtu.

Këtu mungon edhe një numër i madh partnerësh të tjerë, duke përmendur në mënyrë të veçantë ata të shoqërisë civile shqiptare prej fushave të ndryshme – kontakti me ta ka për ne gjithnjë rëndësi maksimale.

Të dashur miq, i kthejmë sytë pas drejt një viti të jashtëzakonshëm me një barrë të rëndë për Shqipërinë dhe mbarë botën. Në fillim tërmeti, pastaj pandemia e Coronës, që po na mban mbërthyer të gjithëve.

Pak gjëra kanë mbetur siç ka qenë, por shqiptarët edhe gjatë kësaj krize përjetuan, si Bashkimi Evropian është partneri i tyre strategjik, i besueshëm e solidar: mbështetja për tërmetin dhe programet e rindërtimit pas tij, asistenca akute në përballjen me Coronën në sektorin e shëndetësisë, prgramet afatgjata në zbutjen e pasojave sociale dhe ekonomike – Bashkimi Evropian ecën para dhe qëndron i palëkundur në anë të Shqipërisë.

Gjermania plotëson këtë punë të dallueshme të Bashkimit Evropian përmes projekteve dypalëshe gjermano-shqiptare. Angazhimi ynë i fuqishëm në vend përfaqësohet simbolikisht nga institucionet gjermane të mbledhura këtu; vetëm në kuadër të Bashkëpunimit Ekonomik Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një milliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë në donatorin bilateral më të madh në vend. Edhe në kontekstin e ndihmës, që vijon ende në funksion të përballjes me tërmetin dhe pandeminë, ne marrim pjesë me kontribute të qenësishme.

Në këta muaj Gjermania ka marrë përsipër një rol të veçantë me Presidencën e Këshillit në Bashkimin Evropian, i cili në mars i ka dhënë Shqipërisë PO-në për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Perspektiva e integrimit në BE përcakton veprimet tona – jo vetëm që prej marsit, dhe shumë përtej Presidencës sonë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë në kontekstin e politikave zhvillimore vazhdon të ketë si synim përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së njerëzve dhe mbështetjen në vendosjen dhe zbatimin e standardeve të BE-së.

Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‘Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.

Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende.

Më lejoni që në mbylje t‘i hedh një vështrim kulturës, shkollës dhe arsimit. Pandemia e Coronës preku veçanërisht rëndë shkollat dhe universitetet, teatrot dhe sallat e koncerteve. Bashkëpunimi gjermano-shqiptar vazhdon të jetë i ngushtë dhe për ne është kënaqësi që për gjuhën dhe kulturën gjermane në Shqipëri ka kaq shumë interes. Muajin tradicional të Tetorit Gjerman do ta kemi edhe këtë vit megjithë Coronën. Rreth larmisë në oferta aktivitetesh online apo open-air informohuni në aplikacionin tonë ‘Tetor Gjerman’ dhe në faqen e internetit ëëë.tetori-gjerman.com!

Sado të vështirë e kemi heqjen dorë nga të festuarit me qindra miq, po aq e qartë është për ne, që vetëm të gjithë së bashku mund t’i kufizojmë pasojat e Coronës. Na ndihmoni ju lutem që përmes respektimit të rregullave të higjenës – para së gjithash distancë, maskë dhe larje duarsh – të mbroni veten dhe të tjerët. Rreziku Corona nuk është larguar. Në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës duhet të kemi shumë durim. Ndaj le ta mbështesim personelin mjekësor, që është duke punuar në kufijtë e vet, duke patur një qasje të përgjegjshme ndaj realitetit të ri të Coronës.

Dhe tani le të trokasim gotat për miqësinë gjermano-shqiptare! Gëzuar!

Post Views: 179
Previous Post

Pamje të frikshme! Shembet një urë, 9 persona të zhdukur/ Reshje të mëdha shiu në Francë

Next Post

Kombëtarja e Shqiptarëve pret Lituaninë në ndeshjen e dytë pas fitores 2-0 në Bjellorusi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kombëtarja e Shqiptarëve pret Lituaninë në ndeshjen e dytë pas fitores 2-0 në Bjellorusi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.