“Përveç mesazheve të miqësisë për Portugalinë të cilat i transmetoi tek presidenti Rebelo de Sousa, Ambasadori Gashi e theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve. Presidenti Rebelo de Sousa e nënvizoi miqësinë e vendit të tij për Kosovën dhe tha se Portugalia do të qëndron pranë Kosovës”, thuhet në njoftim.























