Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka dënuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ambasadori O’connell thotë se demokracia në Kosovë ka shumë probleme por dhuna nuk është zgjidhja.
“Demokracia në Kosovë ballafaqohet me shumë sfida, të gjithë e kuptojmë këtë”, ka shkruar O’Connell.
“Ngjarjet e fundit janë dëshmi se sa shumë Kosovës i duhet një kulturë e demokracisë transparente bazuar në fakte dhe respekt të përbashkët, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe jo për interesa private”.
“Natyrisht që unë e dënoj sulmin në ndërtesën e Parlamentit të Kosovës natën e kaluar. E dënoj, sepse ishte një sulm kundër debatit të hapur. E dënoj, sepse rrezikon ta përçajë edhe më shumë politikën në Kosovë. E dënoj, sepse përdorimi i kërcënimit me dhunë për arsye politike kurrë nuk përfundon mirë. E dënoj, sepse është e pavlerë, nuk bën asgjë për të ndihmuar ndërtimin e një demokracie të cilën qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka shkruar O’Connell në Facebook.





















