Madje, në Serbi lëvizje Radikale si ajo e Vojislav Sheshel, kanë daluar edhe publikisht nëpër sheshe me pankarta në duar e me brohoritje pro-Trump.
Simpatia për të u rrit kur një revistë javore serbe Nedeljnik kishte dalë me një artikull ku shkruante se Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.
Gjithsesi, më vonë u zbulua se ato fjalë nuk i kishte thënë Trump dhe Nedeljnik pati kërkuar falje më vonë.






















