Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu u është drejtuar me një letër deputetëve shqiptarë. Në të thuhet se “SHBA ka qenë gjithmonë aleati juaj strategjik. Korrupsioni sot kërcënon shëndetin e shoqërisë suaj dhe dobëson aleancën tonë. Si aleat i NATO-s është ne interesin e SHBA qe Shqipëria te mbetet nje demokraci e sigurt”.
Ambasadori Lu kërkon që deputetë të votojnë reformën në drejtësi. Ndërsa bën edhe një vërejtje për opozitën duke theksuar se paragrafi 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi nuk parashikon “vende të rezervuara”.
“Të dy paragrafët, 88 dhe 61 verejnë se qeveria dhe opozita e kanë të ëvshtirë të bien dakord për shumicën e cilësuar me 3/5 apo 2/3 të votave për zgjedhjet e anëtareve të komisioneve. Komisioni i Venecias rekomandon që të dy palët nëse nuk gjejnë kompromis të marrin në konsideratë përdorimin e sistemi proporcional. Ata nuk rekomandojnë apo përmendin kurrë modelin e vendeve të rezervuara”– thotë në letrën e tij ambasadori Lu duke sqaruar edhe arsyet përse SHBA i kanë kundërshtuar venet e rezervuara.
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formulë do t’i etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut ose pro qeverisë, ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqësor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vendeve të rezervuara do ta minonte këtë besim” –thuhet në letrën e Lu.
Një tjetër “rekomandim” që i dërguari i Uashingtonit bën është që deputetët të “mos u binden” kryetarëve nëse ata nuk gjejnë konsensus për reformën.
“Nëse udhëheqësit politikë nuk duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën” – shkruan ambasadori.
Më poshtë letra e plotë e ambasadorit LU.























