• Latest
  • Trending
  • All

Ambasada Britanike përkrah Komunitetit Shqiptar

27/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasada Britanike përkrah Komunitetit Shqiptar

27/05/2017
in Aktualitet

Interesim maksimal për çështjen e regjistrimit të makinave Angleze, me timon në krahun e djathte. Bllokimi në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtesisë (ECJ)

Nga Dritan Dema

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në muajin Prill të këtij viti, Bordi Drejtues i MEAF-it (Fondacioni i Shqiptareve Etnikë Në Midland) ndërmorëm një iniciative për intensifikimin e bashkëpunimit tonë, me Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në Mbretërinë e Bashkuar, në interes të komunitetit Shqiptar në Midlands, UK dhe më gjerë.
Në diskutimet tona me Ambasadorët dhe stafin e tyre respektivë, gjetëm mirëkuptimin e plotë të tyre dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi ndërtuar një plan-program mbi 7 tema kryesore, të cilat në vetvete përfshijnë 20 pika specifike bashkëpunimi.
Temat e këtij bashkëpunimi janë:
-Barazi qytetare
-Bashkëpunim intensive dhe strategjik mes Ambasadës se Shqipërisë dhe Ambasadës se Kosovës, në Londër, UK:
-Transporti dhe Turizmi
-Edukimi dhe sporti
-Shëndeti
-Punësimi
-Forcimi i sundimit te ligjit ne te gjitha Institucionet Shqiptare.

Roli i Komunitetit Shqiptar në UK:

Ne besojmë fort se Komuniteti Shqiptaro – Britanik ka një pozicion të veçantë, për të luajtur një rol të rëndësishëm, në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe, mes Shqipërisë / Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Njëkohësisht, qeveritë shqiptare duhet të jene më të kujdesshme, kur behet fjale për ndryshimin e ligjislacionit, pa konsultimin e të gjitha grupeve të interesit. I tille është edhe rasti i vendosjes së kufizimit te regjistrimit te mjeteve Britanike, me timon në krahun e djathte, në Shqipëri, të cilin do ta trajtoj në vazhdim.
Procesi i cunguar në
Komision, çoi në ndryshimin e ligjit.
Të shqetësuar nga ky ndryshim i papritur, ne kërkuam te njihemi me dokumentet zyrtare të Komisionit Për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (këtu e tutje Komisioni).

Nga analiza e diskutimeve te deputeteve dhe eksperteve të ftuar në ketë Komision, u informuam se në mbledhjen e datës 04.11.2014, Deputeti Artan Gaçi, në cilësinë e Anëtarit të Komisionit, ndër të tjera, ka parashtruar:
“Problem tjetër janë makinat në krahun e djathtë, të cilat nuk duhet të qarkullojnë fare në vendin tonë. Shqipëria ka Kodin Rrugor, si dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të cilat sqarojnë se A-ja tregon drejtimin që lëvizet në krahun e djathë të rrugëve. Pra, timoni është në krahun e djathtë të makinës dhe lëvizet në një krah të caktuar.
Ndërkohë makinat që vijnë nga Anglia kanë komplet një sistem tjetër rrugor. Pra që aty duhet të kalonin tek ajo drejtoria që thatë ju dhe nuk duhet të lejoheshin fare të qarkullonin në Shqipëri, jo më të regjistrohen dhe të targohen në Shqipëri. Ky problem është ngritur disa herë.
Ka qindra raste vdekjesh, sepse janë të detyruar të nxjerrin të gjithë makinën për ta parakaluar, sepse nuk e kontrollojnë dot rrugën. Pra, rastet janë evidente dhe mua nuk më duken probleme kaq të vogla ose të përcipta sa të kalohen thjesht me përgjigjen se është një drejtori që e ka këtë, ndërkohë nuk ka funksionuar në asnjë rast”.
Në një mbledhje te radhës, date 29.10.2014 z. Fatmir Hasho, i ftuar në cilësinë e ekspertit ligjor, njëkohësisht kryetar i Shoqatës, dhe analist aksidentesh rrugore, ndër të tjera, ka parashtruar:
“Problemin e kam te ndryshimet konstruktive. Për shembull ne kemi një problem shumë të madh për makinat që e kanë timonin në krah të djathtë. Ky është një problem shumë emergjent”.
“Eduard Shalsi – Ka një propozim nga një koleg: të mos lejohen që sot e tutje në Shqipëri makinat që e kanë timonin në krah të djathtë.
Fatmir Hasho – Është shumë e lehtë për t’u thënë. Të gjitha këto mjete e kanë mundësinë teknike që timoni të kalojë nga krahu i djathtë, në të majtin. Kjo është bërë që nga prodhuesi. (Ndërhyrje pa mikrofon). Teknikisht është e realizueshme në një kohë shumë të shkurtër dhe me një kosto normale, që e kanë bërë shumë drejtues mjetesh që i kanë marrë. Absolutisht, duhet të ndalohen, sepse ne e marrim lejen e drejtimit…
Eduard Shalsi – E kemi bërë këtë diskutim dhe jemi dakord. Do t’ju lutesha përfaqësuesve të ministrisë (kjo është një kërkesë që e kemi bërë dhe kohë më parë në komision), të futet brenda në kod: jo për ata që e kanë, por tani e tutje çdo makinë që do të regjistrohet në Republikën e Shqipërisë duhet ta ketë timonin në krah të djathtë. Për ekzistuesit, nuk e di se ç’të them.
Besnik Baraj – Lidhur me këtë problem, kolegu ynë, Artan Gaçi ka diskutuar dje. Ka një problem me Britaninë e Madhe, sepse dhe vende të tjera të ngjashme me ne kanë dashur ta bëjnë këtë. Nëse vendoset në formë ligjore kjo, ata mund të protestojnë.
Eduard Shalsi – Nuk ka asnjë arsye, përse të protestojnë. Besnik Baraj – Është njësoj si të mos lënë ata makinat…
Eduard Shalsi – Nuk i lejojnë të regjistrohen atje, makinat me timonin në krah të djathtë. Ata i lejojnë vetëm për të qarkulluar”.
Besnik Baraj – Në rregull, tërhiqem.
Eduard Shalsi – Kjo është një çështje e ezauruar. Ju lutem zoti relator të vendosim një pikë ku makinat me timon në krahun tjetër të mos lejohet të regjistrohen më në Shqipëri. Jeni dakord? E kemi ezauruar këtë diskutim
Vetem me diskutimet e mesiperme, Komisioni eshte mjaftuar per miratimin e ndryshimit të ligjit, duke vendosur që në Nenin 9, të Ligjit Nr. 175/2014 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 8378, Datë 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, Të Ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

“2. Në fund të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Ndalohet të regjistrohen mjetet me motor me timon në krah të djathtë, me përjashtim të rasteve të treguara në nenin 77, pika 2, të Kodit Rrugor.”

Kjo padrejtësi, në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo vetëm ka prekur interesat e mbare komunitetit Shqiptaro – Britanik në UK, por edhe është miratuar në kundërshtim të hapur me vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, për dy raste analoge të cilat do trajtoj më poshtë.
A është siguria, një shqetesim i provuar dhe i arsyetuar drejt?
Për tu informuar sakte mbi këtë çështje, ne ju drejtuam autoriteteve zyrtare shqiptare, duke kërkuar informacion më të detajuar, në lidhje me këtë problematikë.
Përgjigja e ardhur nga Ministria e Transportit dhe Industrise, dhe Policia e Shtetit, konfirmoi se:
“Sherbimi i Policise Rrugore te dhenat lidhur me aksidentet rrugore nuk i ndan ne statistika per mjetet e perfshira ne aksidentet me timon ne krahe te majte apo te djathte, por statistikat e miratuara dhe qe mbahen prej ketij sherbimi jane per te gjitha llojet e mjeteve ne total”.
Ky fakt tregon se diskutimet e lartpërmendura te anëtareve dhe eksperteve te Komisionit dhe rrjedhimisht vendimi i tyre per kufizimin e regjistrimit te makinave me timon në krahun e djathte, është i pabazuar në ndonjë studim të mirëfilltë, apo raporte zyrtare për ketë çeshtje.
Në analize te statistikave zyrtare mbi aksidentet rrugore dhe pasojat, te ardhura nga Policia e Shtetit, konstatojmë se për vitet 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 4 mujorin e parë, të vitit 2017, numri i aksidenteve me pasoja fatale në shkalle vendi nuk ka ndonjë ndryshim të ndjeshëm.
Në fakt, ky numër rezulton me i larte në vitin 2016, në krahasim me vitin 2014. Ndërkohë, numri i masave administrative gjate vitit 2013 në krahasim me vitin 2016, pothuajse është dyfishuar.
Sipas shifrave zyrtare, te masave administrative, të marra gjate vitit 2016 bien në dukje kundravajtjet për qëndrimet dhe pushimet e ndaluara, qarkullimi pa rrip sigurimi / sisteme fiksimi, përdorimi i aparateve te radiotelekomunikimit gjate drejtimit te mjetit etj.
Ligji shqiptar në kundërshtim me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe dy vendimet e Gjykates
Evropiane.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, në dy çështjet analoge që ka shqyrtuar, me palë ndergjyqese: Komisioni Evropian v Polonise (çështja C-639/11) si dhe Komisioni Evropian v Lituanise (çeshtja C-61/12) 2014, ndër të tjera, ka arsyetuar se:
“Detyrimi dhe imponimi nga Polonia dhe Lituania, për të ndryshuar timonin e automjeteve të pasagjerëve të krahut të djathtë në anën e majtë, shkel ligjin e BE-se”.
“Një masë e tillë shkon përtej asaj që është e nevojshme për të siguruar sigurinë rrugore”.
“Gjykata konsideron se përshtatjet që mund të kërkohen, mund të mos lidhen me ripozicionimin dhe vendin e shoferit, por vetëm për procedurat që kanë një ndikim minimal. Një kërkesë e tillë substanciale do të përbënte një procedurë që ka një ndikim të rëndësishëm në dizenjimin e automjetit, në kundërshtim me formulimin dhe qëllimin e Direktivës 70/311”.
“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se pozicioni i sendiles të shoferit, pjesë përbërëse e pajisjeve të drejtimit të një automjeti, eshte brenda harmonizimit të përcaktuar me Direktivat 2007/46 dhe 70/311, në mënyrë që, në kontekstin e regjistrimit të një automjeti të ri në territorin e tyre, Anëtari i Shtetit të BE-se, për arsye të sigurise, nuk mund të kërkojë që sedilja e shoferit të atij automjeti, të zhvendoset në anë të kundert të drejtimit të trafikut”.
“Gjykata shqyrton argumentin e Polonisë dhe të Lituanisë se legjislacioni i këtyre Shteteve është i justifikuar nga nevoja për të garantuar sigurinë rrugore, e cila përbën një kërkesë imperative lidhur me të, që eshte në interesin publik dhe mjaftueshem për të justifikuar një pengesë, për lëvizjen e lirë të mallrave”.
“Gjykata vëren në këtë drejtim se legjislacioni në fjalë parashikon përjashtime në lidhje me përdorimin e Automjeteteve të pajisura me një timon në krahun e djathte nga njerëzit që banojnë në Shtetet e tjera Anëtare, dhe udhëtojne per në Poloni dhe Lituani për një periudhë të kufizuar (për shembull, turistët). Ky fakt tregon, sipas Gjykatës, se legjislacioni i kontestuar toleron rrezikun e përfshirë, në këtë përdorim”.
“Përveç kësaj, të dhënat statistikore mbi të cilat jane mbështetur qeveritë Polake dhe Lituaneze nuk dëshmojnë standartin e kërkuar ligjor të lidhjes midis numrit të aksidenteve dhe përfshirjes të automjeteve me sendilen e shoferit të vendosur në të djathtë”.
Komuniteti Shqiptar shkrese zyrtare Ambasadorëve
Nisur nga faktet e mësipërme dhe interesin e madh të Komunitetit Shqiptar në Britani për këtë çështje, u kemi kërkuar Ambasadoreve të Shqipërisë në Britani,
Shkëlqesisë se Tij. Z. Qirjako Qirko dhe Ambasadorit Britanik në Tiranë, Shkëlqesisë se Tij, Z. Duncan Norman OBE, ngritjen e kësaj çështjeje me autoritetet Shqiptare.

Ambasada Britanike në Tirane ka konfirmuar angazhimin e tyre me Autoritet Shqiptare, në lidhje me këtë çështje.
Gjejmë rastin tu bëjmë apel Autoriteteve Shqiptare, ta rishikojnë këtë çështje me përparësi dhe me seriozitetin e duhur, duke e hequr kufizimin e deritanishëm për regjistrimin e mjeteve angleze, veprim ky qe do të sillte legjislacionin Shqiptar, në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Vendimet e Gjykatës Evropiane, për dy rastet analoge. Veprime këto që rrjedhimisht e sjellin Shqipërinë më afër, drejt rrugës së anëtarësimit, me te drejta te plota në Bashkimin Evropian.
Komuniteti Shqiptar në Britaninë e Madhe përbën një potencial të fuqishëm burimesh njerëzore, të cilët kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë dhe ekonominë Britanike.
Prandaj ftojmë të gjithë Shqiptarët e Britanisë, që në këtë periudhe zgjedhore, të angazhohen maksimalisht duke kontaktuar me deputetet e tyre, pavarësisht nga subjekti partiak që përfaqësojnë (Liberal Demokratë, Laburiste, Kombetaristë Skocezë, Konservativë etj.), duke ju kërkuar ndihmesën, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre, për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Mbretërisë se Bashkuar me Shqipërinë dhe me Kosovën, në rast se ata do të zgjidheshin përfaqësues në Parlamentin Britanik.
*Antarë i Bordit Drejtues të MEAF-it
contact@meaf.org.uk

Tags: edi rama
Previous Post

Thaçi kritikon BE-në për vizat

Next Post

“Vdes” PD e vjetër, jashtë nga lista kritikë e themelues

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Vdes” PD e vjetër, jashtë nga lista kritikë e themelues

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.