Tashmë është kthyer në modë që fotot e diktatorit Enver Hoxha të shfaqen në çdo ceremoni ku krerët e shtetit përkujtojnë dëshmorët e luftës Nacional-Çlirimtare. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot në ditën e çlirimit të Tiranës ku pas shpinës së kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, disa veteranë mbanin në duar fotot e Enver Hoxhës.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizut, i cili e ka konsideruar këtë veprim si fyerje për shqiptarët. Sipas Arvizut, fotot e Enverit kanë njollosur ceremoninë e organizuar sot.
“Ne përshëndesim ceremoninë për 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës. Fatkeqësisht, fotot e diktatorit Enver Hoxha e njollosën ceremoninë e sotme pranë ushtarit të panjohur. Një fyerje për shqiptarët”, kanë qenë postimet e Arvizut në Twitter.
















