• Latest
  • Trending
  • All

Alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës!

06/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 17 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës!

06/02/2019
in Aktualitet, Kosova, Opinion

Nga Enver Bytyqi

Baton Haxhiu nuk mund t’i mungonte mbrëmë opinionit te Blendi Fevziut. Ai kishte ardhur nga Prishtina, i bindur se alibitë e tij të reja në mbrojtje të idesë së ndarjes së Kosovës, do ta nxirrnin fitimtar. Dhe falë shumicës së panelistëve ia arriti qëllimit. Ai shtroi para shikuesve disa alibi:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
  1. Së pari tha se ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë erdhi pasi dështoi nisma e Berlinit për Ballkanin Perendimor. Sipas tij, meqenëse “dështoi” Gjermania në përpjekjet e saj për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, çeshtja kaloi në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt kaloi në duart e Moskës dhe Beogradit. Por Amerika përdoret për të kamufluar shërbimin që Thaçi, Rama dhe Batoni ia bëjnë Serbisë dhe Rusisë.

Kjo ishte gënjeshtra e parë e radhës, të cilën Batoni e solli nga Beogradi në ekranin e vogël të TV Klanit, përmes Blendi Fevziut. Ishte një gënjeshtër, sepse ideja dhe procesi i ndarjes së Kosovës ka qenë gjithmonë aty dhe është riaktivizuar me forcë pas takimit në Nish në vjeshtën e vitit 2016 të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucciq. Të dy këta, sipas Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Serbi, në atë takim kanë folur dhe kanë vendosur që të punojnë së bashku për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, me opsion ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë.

Aso kohe projekti I Berlinit nuk kishte dështuar, përkundrazi ishte në kulmin e suksesit të vet. Por Rama dhe Vucciq ishin kundër atij projekti, pavarësisht premtimit që i kishin dhënë zonjës Merkel për të punuar për zbatimin e tij. Ata që ishin thirr në panel nuk e dinin ose nuk deshën ta ballafaqojnë këtë argument me Baton Haxhiun. Batoni u duk se e fitoi betejën me alibinë serbe të “dështimit” të Berlinit dhe hyrjes në lojë të SHBA-ve.

  1. Alibia e dytë e Batonit dhe përkrahësve të ndarjes së Kosovës kishte të bënte me faktin se “veriu i Kosovës nuk administrohet nga qeveria e Kosovës”, për pasojë “nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm se t’i bashkohet Serbisë. Ndërkaq vihet re lehtë se veriun e Kosovës qëllimisht e kanë lënë në mëshirën e fatit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Them qëllimisht, sepse ata mesa duket ata në kulisa kanë projektuar shumë vite më parë që ta çojnë zgjidhjen te ndarja e Kosovës. Dhe gjithçka ka ndodhur në fshehtësi, kur të dy kanë qenë aktorët kryesorë politikë në të dy vendet e tyre. Jam i sigurt se në këtë lojë antishqiptare ka rolin e vet Baton Haxhiu, i cili mbrëmë hiqej se nuk di se kush është ideatori dhe iniciatori i projektit të ndarjes së Kosovës. Kishte frikën e dekonspirimit po ta pranonte atë që Batoni e di më mirë se kushdo, se Vuçiq dhe Daçiq janë kreatorë të kësaj ideje. Në panel askush nuk solli argumentin e tillë, ku t’i thuhej Batonit se ai që në vitin 2015 ka anonçuar në televizionin e tij Klan Kosova lajmin se Daçiq deklaron: “Mua nuk më intereson në sa shtete jetojnë shqiptarët. Interesi i Serbisë është që serbët në Ballkan të bashkohen e të jetojnë në shtetin e tyre të përbashkët”. Kjo deklaratë nuk i drejtohej vetëm veriut të Kosovës, por edhe Republikës Srpska.
  2. Alibia e tretë e Batonit lidhet me thënien e tij se “Mua nuk më intereson se destabilizohet Ballkani, mjafton të ketë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit”, dmth mjafton që Kosova t’ia japë Serbisë pjesën më vitale të territorit të saj. E vërteta është se me këtë alibi Baton Haxhiu dhe kreatorët e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë janë vënë në shërbim të skenarit ruso-serb për krijimin e Serbisë së Madhe dhe operojnë me “gjetjen patriotike”, sipas së cilës “u dhemb shpirti për Kosovën”, me territoret e së cilës duan të kënaqin orekset nacionaliste të Serbisë. Ky truk i shkollës sllave ishte ndoshta suksesi më i madh i Batonit në opinionin e mbrëmshëm. Dhe përsëri suksesi i tij kaloi nga paaftësia ose papërgjegjshmëria e panelistëve të përzgjedhur nga Fevziu. Përveç argumenteve të Bejtjes, asgjë nuk tingëlloi bindëse për të kundërshtuar alibitë e Batonit.

Së katërti, Batoni dhe Fevziu, por edhe Preçi e Muçi, u nbërthyen në alibinë e vendimmarrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd. Por asnjëri prej tyre nuk tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është angazhuar si askush tjetër në historinë e shteteve të botës, që të punojë me lobin serb në Amerikë, me lobin antishqiptar, për të fituar mbështetje për idenë dhe nismën e tij për ndarjen e Kosovës. Aleati më i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës është gjithashtu aleati më i ngushtë i Aleksandër Vuçiq dhe Ivaca Daçiq. Ai quhet John Bolton.

Në SHBA ka një lob të fuqishëm proshqiptar. Janë ata që kanë çliruar Kosovën dhe kanë bekuar pavarësinë e saj. Por Hashim Thaçi nuk bashkëpunon me këta amerikanë vullnetmirë në dobi të kombit shqiptar. Ai punon dhe bashkëpunon me kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, Bolton. Megjithatë, askush nuk e përmendi këtë fakt në atë debat, sepse i duhej hapë rruga idesë se “Të kundërshtosh Thaçin, Ramën e Batonin je kundër Amerikës”! Pra Batoni ia arriti ta përccojë këtë mesazh te shqiptarët falë angazhimit të Blendi Fevziut dhe kontributit të Preçit e të tjerëve, përveç Andi Bejtjes, i cili theksoi se nuk është momënti i duhur që Kosova të kërkojë marrëveshje me Serbinë.

Dhe e fundit, Btoni shpalli alibinë beogradase, sipas së cilës “Edhe Sali Berisha paska qenë për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje”! Prisni të enjten që vjen, kur Edi Rama të bëjë në parlament shoun e radhës me këtë alibi serbe të Baton Haxhiut!

Të gjitha këto alibi kanë vetëm një burim – Beogradin. Por kjo nuk do të thotë se ato nuk përpunohen rrugës nga Prishtina deri në Tiranë. Të gjithë proserbët janë vënë në shërbim të projektit të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Ndaj dhe Artur Zheji nuk ka të drejtë kur thotë se ky projekt nuk zbatohet dhe se Tirana duhet të heshtë!

Tiranë, më 05.02.2019

Post Views: 116
Tags: Baton HaxhiuEnver Bytyci
Previous Post

Sekreti që di Albin Kurti, për Edi Ramën!

Next Post

Kush është “argati” që po negocion ndarjen e Kosovës me Beogradin?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kush është “argati” që po negocion ndarjen e Kosovës me Beogradin?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.