Aleix Witsel mund të quhet njeriu i momentit te skuadra e Dortmundit. Mesfushori belg po kalon një formë fantastike, duke qenë protagonist në shumë ndeshje.
Ditën e sotme ai ka realizuar një gol spektakolar ndaj Freiburgut, duke goditur fluturimthi pas një goditje nga këndi dhe më pas ka festuar si gjithmonë me shqiponjë.















