Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, aleat i PD, shprehet se nuk mund të vijojë më bojkotin që PD i ka shpallur punimeve të parlamentit. Shehu shprehet se do të marrë pjesë në punimet e seancës së fundit të parlamentit për këtë vit që pritet të mbahet më 18 Dhjetor.
Deklarata bëhet pak minuta në prag të nisjes së mbledhjes që kryetari i PD, Lulzim Basha mban me aleatët e së djathtës, ku kryefjala do të jetë bojkoti ndaj punimeve të Kuvendit.
Pavarësisht se ende nuk dihet vendimi i opozitës, Shehu deklaron se shpreson që bashkë më të të jenë dhe shumë deputetë të tjerë.
“Jam i bindur se bashkë me mua do të jenë dhe disa deputetë të tjerë, por shpresoj që e gjithë opozita të marrë pjesë në punimet në parlament”, u shpreh Shehu duke shtuar se ‘shpresoj të kemi lajme të rëndësishme nga mbledhja që do të mbajë sot kreu i PD, Basha’.














