• Latest
  • Trending
  • All

Aleanca strategjike me SHBA si kategori historike e lëvizshme – Nga SHABAN MURATI

04/11/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Aleanca strategjike me SHBA si kategori historike e lëvizshme – Nga SHABAN MURATI

04/11/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Siguria strategjike dhe perspektiva gjeopolitike e shtetit shqiptar kërkojnë një angazhim institucional dhe mobilizim kombëtar në farkëtimin e vazhdueshëm të aleancës strategjike numur 1 të Shqipërisë me SHBA. Aleanca strategjike Shqipëri-SHBA, si gjithë aleancat strategjike apo gjeopolitike në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet trajtuar si një kategori historike e lëvizshme. Kjo don të thotë që qeveritë dhe diplomacia shqiptare nuk mund ta marrin si një kategori të palëvizshme dhe as si një rrethanë përmanente dhe e pandryshueshme. Provë historike janë lëkundjet e pësuara në marrëdhëniet e Shqipërise me SHBA në harkun e 30 viteve të tranzicionit demokratik.

Aleanca strategjike e Shqipërisë me SHBA është një kategori historike, që ndikohet nga disa faktorë ndryshimi. Së pari, ndikohet nga interesi strategjik i SHBA ndaj Shqipërisë dhe ndaj faktorit shqiptar në Ballkan. Së dyti, ndikohet nga interesi politik dhe strategjik i qeverive shqiptare në drejtim të SHBA. Së treti, ndikohet nga interesat e politikës amerikane në rajon. Së katërti, ndikohet nga aktorët e tjerë si lokalë dhe jashtërajonalë, të cilët përpiqen të margjinalizojnë parametrat funksionalë të aleancës strategjike Shqipëri-SHBA.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Shqipëria, si një komb që ka humbur gjithmonë në histori territore dhe si një shtet që ka ndjekur në më të shumtën e historisë aleanca të gabuara, është e drejtë të ketë shumë emocion në çeshtjen e zhvillimit të marrëdhënieve strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA. Është me shumë rëndësi të theksohet në shkollat dhe në tekstet tona se elita intelektuale e Shqipërisë ka qenë e vetmja në Ballkan, e cila që në fillim të shekullit 20 nuhaste rolin e ri botëror, që po fitonte SHBA në shkallë globale, dhe e cila do të reflektohej edhe në Ballkan. Kjo elitë intelektuale, me zëra të fuqishëm dhe larpamës si poeti dhe atdhetari i shquar tiranas, Hafiz Ibrahim Dalliu, bënte thirrjen e fuqishme për lidhje të Shqipërisë me Amerikën. “Nëse vjen paqa në këtë dhe,/ Vjen vetëm kah bota e re./Veç kah Shtetet e Bashkume,/Vjen kjo gja e ngushëllume./M’çfar’ane t’pjerrë Amerika,/Anës tjetër i bie pika/.

Shteti i sapolindur shqiptar as nuk e kuptoi, dhe as rrethanat rajonale nuk e favorizuan, që të jetësohej ky ideali diplomatik intelektual. As Amerika nuk ishte ende në pozitën që të merrte rol në Ballkan, pavarësisht kontributit historik të presidentit amerikan Uillson në Konferencën e Paqes në Paris për konsolidimin e të drejtës për pavarësi të popullit shqiptar.

Aleanca strategjike do të ndërtohej me përmbysjen e komunizmit në Shqipëri, ku sistemi ri demokratik shqiptar dhe faktori shqiptar do të merrnin një rol perspektiv për strategjinë amerikane në Ballkan. Në një artikull të botuar të nesërmen e nënshkrimit në departamentin amerikan të shtetit të aktit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA në 15 mars 1991, kam theksuar : “Pas një analize të kujdesshme e gjakftohtë të të tërë faktorëve dhe alternativave nuk mund të mos shkosh tek ngritja e marrëdhënieve me SHBA në një prioritet strategjik të politikës së jashtme të shtetit tonë. Këtu të çon përvoja e hidhur historike, këtu të çon përllogaritja e gjithë hapësirës së problemeve të mëdha të sotme dhe e të panjohurave të ardhme, në të cilat noton vendi ynë”.(Libri ”Hije në diplomacinë shqiptare”, 2012, fq. 12)

Dimensioni i aleancës strategjike dypalëshe, e cila në vitet e para të demokracisë pati nga Uashingtoni një trajtim preferencial të shtetit shqiptar si demokraci e re, u sfumua gradualisht me ndryshimin e hartës gjeopolitike në rajon. Është e kuptueshme se me zgjerimin e NATO-s në lindje dhe në perëndim të Ballkanit, pesha dhe roli i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA nuk mund të kishin më të njejtat parametra rëndësie. Kjo aleancë dypalëshe u bë pjesë e një strukture më të gjërë aleancash strategjike, që SHBA ndërtuan me gjithë shtetet e Ballkanit, që u bënë anëtarë të Aleancës Atlantike.

Qeveritë shqiptare nuk e kuptuan në masën dhe në kohën e duhur këtë rrethanë të re gjeopolitike të raporteve ndërkombëtare në rajon. Ato nuk u kujdesën sa duhet që të punonin për të ruajtur një farë prioriteti të aleancës Shqipëri-Amerikë mbi aleancat e tjera strategjike të SHBA në rajon me ish-vendet komuniste, që u bënë anëtarë të NATO-s.

Ndërtesa e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA, për faj të qeverive shqiptare, pësoi disa tronditje serioze në periudhën e tranzicionit, të cilat nuk mund të mos linin shenja në strukturën e masave të besimit diplomatik dhe gjeopolitik midis dy shteteve aleatë strategjikë. Thyerja e parë e madhe ndodhi në vitet 1996-1997 me kthesën e çuditëshme antiamerikane të levizjeve të qeverisë shqiptare. Thyerjen tjetër të madhe e kemi në vitin 2013, me rastin e përpjekjeve të Tiranës për të radikalizuar situatën në Luginën e Preshevës, kur në 23 janar 2013 kemi për herë të parë notë proteste të departamentit amerikan të shtetit drejtuar një qeverie shqiptare “që të mos luajë me zjarrin”. Thyerja e tretë e madhe është çeshtja e armëve kimike në vjeshtën e vitit 2013, kur qeveria e re e Shqipërisë nën presionin e një shteti europian tërheq premtimin e dhënë presidentit amerikan dhe sekretarit amerikan të shtetit për pranimin e tyre. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA në Tiranë organizohet një protestë përpara ambasadës amerikane. Retorikën ambientaliste të asaj kohe le t’ua lemë ambientalistëve të vërtetë ose fake, por e vërteta e pathënë diplomatike është se në atë kohë tre shtete fqinj, Greqia, Maqedonia dhe Serbia nisën tratativat e fshehta diplomatike midis tyre për të krijuar një aleancë shtetërore ballkanike kundër armëve kimike në Shqipëri. Nga eksperienca ime diplomatike unë nuk mendoj se diplomacia e tre shteteve të mësipërme e kishte hallin te ambienti në Shqipëri, por tek nxitja e një kundërvënie dhe një çarje midis Shqipërisë dhe SHBA.

Aleanca strategjike e Shqipërisë me SHBA ndodhet nën një presion të vazhdueshëm diplomatik dhe gjeopolitik nga shtetet e Ballkanit, të cilat nuk dëshirojnë që Shqipëria të jetë faktor rajonal dhe as të ketë një mbrojtës të fuqishm si SHBA. Nuk është rastësi dhe duhet konsideruar produkt i interferencave të jashtme fakti që në politikën shqiptare, qoftë te e majta, qoftë te e djathta, është aktiv një antiamerikanizëm konstant, i cili është bërë element i mozaikut të jetës politike shqiptare.

Një fenomen tjetër negativ i politikës shqiptare dhe i qeverive shqiptare është interpretimi i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA sipas opinionit politik partiak për presidentët amerikanë, të cilët vijnë në pushtet në SHBA. Mentaliteti rural i politikës shqiptare, që matrikullon qeveritë në Uashington me skemat folklorike shqiptare të kohës së luftës së dytë botërore, sipas të cilave duket se presidentin Obama e kishte caktuar Dushan Mugosha, ka shkaktuar rënien e besimit tek aftësia e Shqipërisë për nivelin e aleatit strategjik. Shqipëria nuk ka arritur të shfrytëzojë siç duhet as rastin e artë të rrethanës së re gjeopolitike të ekzistencës së dy shteteve shqiptare pas pavarësisë së Kosovës, rrethanë që rriste nevojën strategjike amerikane për faktorin shqiptar në rajon.

Qeveritë dhe shteti shqiptar duhet të ndjekin hap pas hapi kurbën e zhvillimit të interesit të SHBA në rajonin tonë. Aktualisht kemi një rritje të interesit amerikan për Ballkanin në vitin 2019. Kjo çfaqet në dy drejtime. Drejtimi i parë, i cili ështe diplomatik dhe mund të quhet afatshkurtër, është angazhimi i ri i SHBA për zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës dhe të konflikteve të tjera në Ballkan si ai i Bosnjës, duke caktuar kohët e fundit një të dërguar të posaçëm për Ballkanin dhe një të dërguar të posaçëm për dialogun Serbi- Kosovë. Drejtimi i dytë i interesit amerikan është ushtarak dhe pra afatgjatë, dhe konkretizohet me vendimin amerikan për hapjen e bazave të reja ushtarake amerikane apo të NATO-s në rajon. Baza e re ajrore e Kuçovës dhe baza e re ajrore e Aleksandropulit në Greqi, për të cilën u nënshkrua marrëveshja në tetor 2019, duhen konsideruar si një interes afatgjatë i strategjisë dhe i politikës amerikane në Ballkan.

Aleanca strategjike kërkon angazhime të pandërprera në të gjitha fushat dhe drejtimet. Qeveria dhe diplomacia shqiptare duhet të reflektojnë si ndaj fenomeneve negative në politikën e brendshme shqiptare, ashtu dhe ndaj fenomeneve negative në politikën rajonale. Duhet të përpiqen që aleanca strategjike e Shqipërisë me SHBA të jetë në mënyrë të përhershme efektive dhe e nevojshme, jo vetëm për mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare shqiptare, por edhe për perspektivën e interesave amerikane në Ballkan. Të keni parasysh një këshillë: SHBA nuk e ndërrojnë strategjinë e tyre në Ballkan, por lojtarët ballkanikë në fushë mund t’i ndërrojnë, nëse ata nuk luajnë sipas skemës së trajnerit.

Previous Post

Irlandë/ Shqiptarët tejkalojnë sirianët për kërkesat e azilit

Next Post

Palmer në Beograd: Serbia kurrë nuk do të hyjë në BE nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Palmer në Beograd: Serbia kurrë nuk do të hyjë në BE nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.