“Shprehim kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare të ushtruar ndaj vajzës në fshatin Ratkoc komuna e Rahovecit. Është e pa pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet nga askush, dhuna në shoqërinë tonë. Nuk ka asnjë arsyetim dhuna. Kërkojmë nga institucionet relevante që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet”, thuhet në komunikatë.
Inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që rastet e dhunës t’i raportojnë dhe të kërkojnë veprim të institucioneve të shtetit. Shoqëria jonë nuk mund të ecën drejt zhvillimit me heshtje dhe mos reagim ndaj dhunës, thuhet ndër të tjera.























