“Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që sa më parë të lirojnë nga paraburgimi dy aktivistët tanë që po mbahen padrejtësisht në mungesë të lirisë dhe sigurisë”, shkruan Haxhiu.
Ky është shkrimi i plot i Albulena Haxhiut në Facebook:
“Sot, së bashku me deputeten Donika Kadaj-Bujupi, vizituam Egzon Halitin në Qendrën Korrektuese të Pejës dhe Atdhe Arifin, në atë të Lipjanit.
Egzoni dhe Atdheu, Astritin e kishin përveç se bashkëaktivist, edhe shok. Të tre u akuzuan dhe u burgosën pa asnjë provë e fakt të qëndrueshëm.
Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që sa më parë të lirojnë nga paraburgimi dy aktivistët tanë që po mbahen padrejtësisht në mungesë të lirisë dhe sigurisë.
Burgu nuk është vend për Atdheun e Egzonin. Duhet të marrë fund persekutimi ndaj atyre që kundërshtojnë këtë regjim.
Janë pikërisht krerët e pushtetit që e kanë vendin në burg”, shkruan ajo.






















