Për herë të tretë Albin Kurti refuzon ftesën e presidentin Hashim Thaçi për mandatimin e tij si kryeministër për krijimin e Qeverisë. Mesditën e sotme, Presidenti Hashim Thaçi e riftoi Albin Kurtin në një takim të planifikuar për nesër në orën 10.00, por ftesa sërish është refuzuar.
“E kam të pamundur të jem nesër në takim, por propozoj që takimi me Ju të zhvillohet të datën 6 janar” – shkruan Albin Kurti në shkresën me kthim përgjigje për Thaçin.
Ky i fundit ka tentuar tre herë të ftojë Albin Kurtin në takim, por mesa duket nuk ka qenë koha e duhur për vetë kandidatin për kryeministër, që ende nuk ka mbyllur bisedimet me Isa Mustafën e LDK, me të cilin është i detyruar të qeverisë Kosovën.




















