Kurti udhëtoi me pensionistët në autobusin me të cilin ata zakonisht e vizitojnë këtë pjesë të kryeqytetit.
Ai vazhdoi bisedën me ta duke e shpalosur programin që ai e ka për këtë kategori.
Kandidati i Vetëvendosjes iu premtoi pensionistëve se nën qeverisjen e tij do të kenë trajtim shumë më dinjitoz se sa që e kanë tani.

























