Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët.
Në këtë konferencë Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët.
“Ne do të garojmë bashkë që do të fitojmë bashkë, për shkak se janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, Llap, Besianë në Kosovë nuk ka më zgjedhje sepse ka referendum, edhe me 14 shkurt nuk është më situate e vjetër”, ka thënë Kurti.
“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues për të arritur fitore, por lista dorëzohet më 16 janar. Marrëveshja është në mes LVV dhe listës që udhëheqë unë”, ka thënë nga ana e saj Osmani.
Zyrtare: Vjosa Osmani kandidate e Vetëvendosjes për presidente
Marrëveshja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit. Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur Osmani dhe Kurti nga holli i Kuvendit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.
“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se në zgjedhje nuk garojnë për vendin e parë, por për ta vulosur fitoren.
Kurti me këtë rast i ka thënë jo ofertës për debat televiziv të propozuar nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.
“Ne më 14 shkurt duam ta vulosim, konfirmojmë, vërtetojmë, dokumentojmë që jemi shumicë dërmuese në parlament, sikurse që jemi në popullsi, prandaj është referendum”, raporton Ekonomia Online.
“Ato qasjet e garave midis kandidatëve për kryeministra i përkasin të kaluarës, prandaj ata po flasin me mënyra të së kaluarës sepse kanë ngecur aty e duan të na kthejnë që të gjithë neve atje, por kjo nuk është e mundur më”.
Ai dhe Osmani paraprakisht në hollin e Kuvendit e nënshkruan marrëveshjen që të garojnë së bashku në zgjedhje.
rtk
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.
“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me Osmanin.
Ka shtuar se viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe presidente të re, duke iu drejtuar Osmanit.
Kurti ka thënë se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, do të riligjitimohet në këtë pozitë.
Ai ka shtuar se nuk do të ketë zgjedhje me 14 shkurt, por referendum.
“Pengesa të ndryshme me siguri që dalin rrugës por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit të juridik apo ato politike. Nuk ka pengesa që na ndalin më. Është e vërtetë që në Kosovë ka garë të ashpër mes partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë ai.
U.d. e presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që është arritur sot e përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Ajo ka deklaruar se bashkimi i tyre shkon përtej një liste dhe ka për qëllim të ardhmen e populli. Osmani ka thënë se kjo listë do të frymojë ndryshe.
“Ne jemi të vendosur për të luftuar kundër krimit të organizuar e korrupsionit. jemi të vendosur për të mbrojtur kushtetutën e vendit. Jemi të vendosur për një Kosovë që secili mund të sigurojë një jetë të dinjitetshme. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk do t’i mbyllë sytë përballë padrejtësive”, ka thënë ajo.
Osmani ka shtuar se do të punojnë bashkë në frymën e Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit.
“Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.



















