Emergjencat Civile dhanë alarmin, duke u bazuar në parashikimin e institucioneve europiane.
Reshjet kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe problemet e para raportohen nga qarku i Gjirokastrës. Rruga Gjirokastër-Lugina e Çajupit ka shembje në të gjithë gjatësinë dhe konsiderohet e rrezikshme edhe për shkak të stuhisë.
Po ashtu në këtë qark, reshjet filluan të bllokojnë akset rurale drejt Lunxherisë, Picarit, Zhulatit dhe Fushbardhës në Gjirokastër. Ndërsa rruga nacionale pranë shtratit të Drinos është e kalueshme vetëm për mjete të larta.
Sipas emergjencave civile Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi deklaroi se nëse të premten do të vazhdojë procesi mësimor, nxënësit deri në klasat e nënta duhet që të shoqërohen nga prindërit në shkollë, shkruan Top Channel.
Edhe Sinoptikanët greke sugjerojnë që nga sot e deri të shtunën pasdite të evitohen lëvizjet në zonën e Greqisë veriore dhe Shqipërisë jugore. Sakis Arnautoglu, sinoptikan i njohur i kanalit shtetëror grek ERT, parashikon që në pak ditë në Shqipërinë e jugut të shkarkohen 500 litra shi në një metër katror.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















