Policia ka mbyllur për momentin stacionin “Egaleo” në sistemin e metrosë së Athinës, për shkak të kërcënimit në fjalë për bombë. Një burrë ka lajmëruar përmes faqes online “Zougla.gr” se do të ketë shpërthim në stacion në orën 18.15 minuta. Ai ka shtuar se kjo nuk është shaka, shkruan “Ekathimerini”, transmeton shekulli.
Stacioni do të mbetet i mbyllur, për sa kohë që ekspertët do të jenë të sigurt se asgjë e rrezikshme nuk do të ndodhë aty.






















