Deputeti socialist Besnik Bare, deklaroi se akuzat e Partisë Demokratike për favorizime në tendera janë të pavërteta dhe se “hajduti thotë, kapeni hajdutin”. Në një dalje nga selia rozë ai tha se Partia Demokratike, si forca më e madhe e opozitës, është në të drejtën e vet për të kritikuar Qeverinë dhe askush nuk mund ta vërë në dyshim, duke shtuar se mirëpritet çdo kritikë për të korrigjuar shënjestrën e qeverisjes. Në këtë linjë ai tha, “Por që akuzat për favorizime në tendera të mbeten në gojën e dhëndrit të Saliut, bashkëshortit të Argitës, Jamarbër Malltezi, kjo është vërtetë vaj medet për Partinë Demokratike. Shqiptarët i kanë ende të freskëta akuzat e biznesmenëve vendas dhe të huaj që akuzonin nën zë, po edhe hapur, Sali Berishën kur dëshmonin se pa kaluar përmes zyrës private të vajzës, gruas së Jamarbrit, apo të djalit Shkëlzen për të paguar shërbimet korruptive të familjes që drejtonte qeverinë, nuk bëhej dot biznes në Shqipëri”. Deouteti socialist shtoi më tej se ishin pikërisht familjarët e Sali Berishës me në krye vajzën, djalin, dhëndrin, por edhe kunetër e baxhanakë që Saliu i bënte hasha edhe kur fatkeqësisht humbnin jetën në gropën e zezë të korrupsionit, në Gërdec, ata që e kthyen shtetin shqiptar në një mamuth hajdutërie. Bare deklaroi se teksa Partia Demokratike bën detyrën duke vendosur lupën e kontrollit opozitar mbi çdo veprim të qeverisë, do ishte mirë të mos kujtonte historinë e vjedhësit që bërtet “kapeni hajdutin, kapeni hajdutin ”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















