Ai ka thënë, se serbëve nuk i është komunikuar ky informacion deri më 15 mars.
Jovanoviq ka akuzuar kryeministrin Aleksandër Vuçiq, se nga 1 marsi deri më 15 mars ka qenë i heshtur për regjistrimin e pronës së Serbisë në emër të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri ka dhënë dekret të heshtur dhe ka kërkuar që të vizitoj Angela Merkelin për të paraqitur suksesin e tij për politikës e jashtme dhe luftën e tij ndaj interesave të Serbisë, ndërkohë që kjo vizitë ishte një shpërblim për mbështetjen e tij ndaj Kosovës”, ka thënë Jovanoviq.
Sipas tij, rrëmbimi i pronës serbe në Kosovë është vazhdimësi e politikës së qeverisë aktuale e cila
burimet kombëtare në Kosovë dhe në Serbi i ka lënë në duart e faktorit të jashtëm duke i mbështetur duke heshtur.























