26 vjeçari, Skënder Kraja është vënë në pranga, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për rrahjen dhe kërcënimin e investitorit nga Libani, Faadi Mitri. Policia njoftoi zyrtarisht se u identifikuan të tre personat që dhunuan biznesmenin e huaj. Dy të tjerët janë Arben Mërkuri dhe Landi Muharremi. Pavarësisht impaktit që shkaktoi ngjarja në opinionin publik, për shkak të investimit gjigand që kompania e huaj po bën në Shqipëri, akuza për të dyshuarit është për “Plagosje e lehtë me dashje”. Të tre personat nëse shpallen fajtorë mund të dënohen me gjobë deri në dy vite burg. Biznesmeni libanez u dhunua në kryqëzimin e Laknasit pas një aksidenti të inskenuar, ku Faad Mitri u godit me shkop bejsbolli dhe sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup. Aktualisht po hetohet mbi pistën e konfliktit për investimin 180 mln Euro që libanezi po bën në Gjirin e Lalzit, pasi mes biznesmenit dhe pronarëve të tokës ku po ndërtohet resorti ka pasur një debat pas vendimit të gjykatës së Durrësit pro investitorit. Njëri nga të ndalurit nga policia, Landi Muharremi pretendon se toka ku po ndërtohet resorti është e tij dhe se vendimi i gjykatës është i padrejtë. Dhunimi i biznesmenit vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen për kryerjen e punimeve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















