Në disa fotografi të KALLXO.com të bëra pasditen e djeshme, shihet një person duke u munduar ta largojë makinën që i kishte ngecur në akull në këtë pjesë të kryeqytetit.
KALLXO.com para tri ditësh solli pamje nga rrëshqitjet dhe vështirësitë e daljesd së veturave nga kjo hapësirë universitare.
Atë ditë Adonis Tahiri nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës tha se kjo hapësirë nuk është përgjegjësi e komunës për pastrim.























