Aktori i famshëm i serive televizive “Power Rangers”, Ricardo Medina Jr., u arrestua nga policia e Los Angelos, pasi goditi për vdekje me shpatë shokun e tij, Joshua Sutter. Policia e Los Angelos sqaroi se Medina u arrestua të dielën. Aktori 36 vjeçar, ka interpretuar Red Ranger në serialin “Power Rangers Wild Force” në vitin 2002 dhe Deker në “Power Rangers Samurai” në vitin 2011. Sipas hetuesve, pasditen e së dielës Medina dhe shoku i tij kishin pasur një debat i cili kishte degraduar në grindje. Pas kësaj aktori ishte tërhequr në dhomën e gjumit bashkë me të fejuarën. Sutter kishte hyrë me forcë në dhomë dhe në atë moment Medina, rrëmbeu shpatën që mbante pranë derës dhe e goditi në kraharor.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















