Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjer më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike.
“E pandehura D.H. e kishte punësuar kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetës t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale”.
“Ndërsa i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 e gjer me dt. 01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur”.
Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit






















