Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Policia e Kosovës.
Prokuroria nuk ka dhënë inicialët e të akuzuarve, ndërkohë që para pakë muajve , me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të asaj komune, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”. Po ashtu prokuroria ditë më parë kishte konfirmuar se hetimet ndajë këtij grupi ishin duke vazhduar.























