Sipas aktakuzës të pandehurit më datën 06.10.2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia.
Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP.






















