Isa Xhemajlaj, i pari i Nismës në Drenas i cili dhe konfirmoi se është zgjedhur kandidat për kryetar të kësaj komune, e quajti të pandershme akuzën e ngritur ndaj shefit të tij të partisë.
‘’ Akuza ndaj Fatmir Limajt nuk është e ndershme. Ai po kalon në persekutim sepse dikujt nuk po i konvenon qëndrimi i tij, puna e tij, efektet e tij pozitive që i sjell Kosovës në kohë krize.’’
Sipas Xhemajlajt një akuzë e tillë ndaj Limajt vjen si reagim pas një fjalimi të tij të mbajtur në Kuvendin e Kosovës:
‘’Nuk e di kush fshihet prapa kësaj dhe kush qëndron prapa gjithë këtij procesi, por vlen të theksohet se kjo akuzë vjen si reagim pas fjalimit të Limajt në Kuvendin e Kosovës ‘’që të largohen prokurorët dhe gjyqtarët të cilët kanë punuar dhe në regjimin e Millosheviqit’’, ka përfunduar Xhemajlaj.






















