“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Ndërkaq, vjedhja është klasifikuar si “vjedhje e rënd”.
Policia ka kapur disa hajna edhe në Prizren, konkretisht në Rr. “Ali Hadri”.
“Janë shoqëruar në stacion policor katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit kanë depërtuar në banesën e ankuesit mashkull, shtetas i Turqisë, ku edhe kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar”, ka bërë të ditur Policia.























