Një aksion për lirimin e trotuareve nga tregtarët ambulantë ka nisur në Lezhë, kjo për ti dhënë fund konkurencës së pandershme. Ky aksion nuk do të përfundojë këtu, pasi gjatë gjithë javës do të shtrihet në të gjithë teritorin e Lezhës.
Më konkretisht, Policia Bashkiake ka nisur një aksion ndaj tregtarëve ambulantë në rrugët e Lezhës, të cilët kanë zënë hapësirat publike.
Në aksion janë perfshirë edhe inspektorët e zyrës së taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Lezhës. Lidhur me këtë çështje është shprehur edhe Liljana Dushku, Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore.
“I kemi kërkuar njëkohësisht edhe ndihmën e Drejtorisë Rajonale Tatimore, sepse ne i largojmë nga juridiksioni i Bashkisë së Lezhës, dhe duke qenë se kemi një afërsi me Komunën e Kolqit dhe Shëngjinit, largohen dhe tregtojnë jashtë territorit të Bashkisë së Lezhës”, ka thënë ajo.
Sakaq, hapsirat publike në rrugën “Luigj Gurakuqi” u çliruan nga tregtarët ambulantë, i cili përgjatë gjithë javës do të shtrihet në të gjithë Lezhën.
















