Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taxi dhe autobus.
Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27.10.2016 në rajonet: Pejë, Gjakovë dhe Gjilan, (në tetë lokacione), është realizuar operacioni policor, i koduar me emrin “KAPO”, i cili ka rezultuar me sukses.
Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, për herë të parë me prezencën e dy zyrtarëve nga EUROPOL-i dhe një zyrtari të Policisë hungareze.
Ky operacion është mbështetur nga të gjitha njësitë relevante policore dhe nga Prokuroria.
Gjatë këtij operacioni vlen të theksohet se fillimisht janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuarit, ndërsa dy (2) të tjerë janë arrestuar pas operacionit policor e që numri i tyre arrin në tetë (8) persona të dyshuar të cilët janë si në vijim:
- L. H. lindur me 1966 m/sh/k
- R. H. lindur me 1970 m/sh/k
- F. H. lindur me 1974 m/sh/k
- L. H. lindur me 1999 m/sh/k
- S. K. lindur me 1969 m/sh/k
- A. P. lindur me 1957 m/sh/k
- V. R. lindur me 1975 m/s/Serbisë
- E. A. lindur me 1961 m/s/Serbisë
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
- 4 (katër) vetura
- 12 (dymbëdhjetë) telefona celularë
- 6600 (gjashtëmijë e gjashtëqind) euro para kesh,
- 1 (një) revole,
- 2 (dy) granata dore
- 82 (tetëdhjetë e dy) fishekë
- 1703 (njëmijë e shtatëqind e tre) gramë marihuanë
- Dokumente të ndryshme relevante që vlejnë si prova për procedurë.
Personat e dyshuar janë dërguar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.
Policia e Kosovës me datën 10.11.2016 ka dërguar dy zyrtarë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Hagë, me qëllim të konkludimit të operacionit.
https://www.youtube.com/watch?v=GhtohKXReP4?feature=oembed&w=640&h=36























