Një aksident me pasojë vdekjen e një oficereje policie ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorës.
Burime zyrtare nga policia thanë se, rreth orës 04:15, në fshatin Mifol ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një femre.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Mifol pranë tregut të fshatit, ku dy persona duke udhëtuar me automjetin tip “Ford” me targë AA 601 FC, janë përplasur aksidentalisht me një pemë “pishë” dhe për pasojë Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat (punonjëse policie në Berat) ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 31-vjeçari me inicialet E. Ç., banues po në Berat, ka marrë plagë të ndryshme dhe ndodhet në Spitalin Rajonal.
Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për përcaktimin e shkaqeve të tij.















