Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit Volkswagen që u përplas dje me autobusin në Qafën e Muzinës në Sarandë.
Në pranga ka rënë drejtuesi Feruz Lleshi 38 vjeç, i cili drejtonte makinën ku mbetën të plagosur 7 anëtarë të familjes që udhëtonin në makinën Volkswagen.
Për pasojë, nga aksidenti i djeshëm humbi jetën 12-vjeçarja dhe janë të plagosur 6 persona.
Kurse, në autobusin ku udhëtonin studentë nga Tirana, nuk ka mbetur i lënduar asnjë prej tyre.















