Kola ishte në timon në gjendje të dehur. Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivët e tjerë: Ismail Hoxha dhe Besim Voji.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për Tv Klan se, efektivët e tjerë, që ndodhen të shtruar në Reanimacion kanë kaluar fazën e rrezikut për jetën, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë.
Furgoni i policisë u aksidentua gjatë momentit që 3 efektivë po patrullonin në Bulevardin Blu, në Kamëz, pranë shkollës “Ibrahim Rugova.”
https://www.youtube.com/watch?v=a0E7HPfRq9c?feature=oembed&w=640&h=480






















