Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen nr 4, në Korçë, pranë “Varrezave të Qytetit”, ku shtetasi M.Myftaraga, rreth 25 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “BMË” me targa AA 653 IV, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një shtetas rreth 16 vjeç ende i pa identifikuar.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.






















